​VIDEO/Zgjedhjet në PD, Berisha
voton pa dokument identifikimi

​VIDEO/Zgjedhjet në PD, Berisha<br />voton pa dokument identifikimi
Ish- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar kutisë së votimit mesditën e sotme për të votuar për emrin i cili do të drejtojë selinë blu për katër vitet e ardhshme.

Mësohet se Ish- kryeministri ka harruar të merrte me vete mjetin e identifikimit që do ta lejonte të votonte, por edhe pse pa një mjet identifikimi, ish-kryedemokrati është lejuar të votojë.

Vetëm disa minuta më vonë, pas pyetjes së bërë nga gazetarja e Report TV se pse votoi pa mjet identifikimi, shoqëruesi i tij i ka sjellë pasaportën.

Ndërkohë për sa i përket një rikthimit të mundshëm në krye të PD-së, Berisha është shprehur se diçka e atillë është e pamundur, pasi ai vendimin  e tij e ka marrë tashmë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot