Speciale/Viti 2016 i opozitës betejat në parlament e jashtë tij
Viti i fundit para zgjedhjeve parlamentare pritej të ishte më agresiv nga partia demokratike në aksionin e saj të protestave dhe të denoncimit të aferave të qeverisë. Ishte paralajmëruar një vit protestash, por rezultoi e kundërta pasi ato kanë qenë më të shumta të organizuara nga shoqëria civile apo forumet e kësaj partie.
Speciale/Ekonomia shqiptare për 2016-ën,ngjarjet më të debatuara
Nga rreziku i deflacionit në muajt e parë të vitit, te kompanitë shqiptare në parajsat fiskale, te debati i përhershëm i koncesioneve. Report TV sjell ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas, mes të cilëve tre ligje shumë të rëndësishëm dhe të shumë debatuar: Ligji i mbetjeve, ligji i ri i pronave dhe ligji për dhomat e tregtisë
Speciale Drejtësia/ 2016, viti i Vettingut e dosjeve të bujshme
Nga nisja në përfundim të tij, viti 2016 kaloi në ankthin e të konsideruarit “Dosja Vetting”.
Pas miratimit në parlament, për disa javë rresht ky ligj u ngri së funksionuari, pasi pas politikës, edhe gjyqtarët e ankimuan në Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e tij si të papajtueshëm me ligjin themeltar të vendit dhe si një proces që cenonte të drejtat themelore të gjyqtarëve.
Speciale/Lufta kundër kanabisit dhe krimet në 2016
Në vitin 2016, një sërë ngjarjesh kriminale kanë tronditur Shqipërinë. Aksidente, arrestime, grabitjet dhe kanabisi kanë qenë kryefjala e këij viti. Ngjarjet kriminale kanë qenë të shumta, ku bien në sy përplasjet mes bandave dhe atentatet që u janë bërë dhjetra personave.
Speciale/Bota 360 gradë në 365 ditët e 2016-ës
Viti 2016 sikurse çdo vit është i mbushur me ngjarje të cilat kanë shënuar historinë e njerëzimit, ulje e ngritje të cilat do të shërbejnë për të ndërtuar një vit më të sigurt, me shpresën se nga gabimet mëson. 2017 erdhi shpejt, ndoshta kaq minuta nuk mjaftojnë për 365 ditët e 2016 por një kthim mbrapa sido që të jetë mbetet një kujtim.
Speciale/ Shqipëria dhe Europiani, emocionet e spektakli i France 2016
Francë 2016 ishte Europiani i shqiptarëve. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse për herë të parë Kombëtarja Shqiptare e Futbollit merrte pjesë në një kompeticion madhor. Gjermania,Italia ,Franca ,Anglia apo Spanja tashmë nuk ishin më preferencat e para dhe të vetme të shqiptarëve në Europian por ishin alternativa pas Shqipërisë.
Speciale/ Bilancet e Bashkisë së Tiranës për vitin 2016
Në një vit pune dhe bilancesh të një institucioni, ka duartrokitje, ka kritika, ka lodhje, gëzime por edhe vërejtje. Qytetarët e Tiranës në këtë vit do të mbajnë mend disa investime dhe disa protesta. Në listën e investimeve, ku janë rreth 100 projekte, shumë të diskutuara kanë qenë ajo në Unazën e Madhe, si dhe parku i lojërave në Parkun e liqenit artificial.
Speciale/ Votimi historik, 2016 viti i kthesës së madhe politike
Viti 2016 ka qenë ndoshta një prej viteve që në retorikën politike shpesh thuhet se do të shënojë kthesën e madhe. Këtë e thonë politikanët por edhe diplomatët e huaj madje edhe vetë njerëzit e drejtësisë, zhdukja e korrupsionit të të cilëve ishte kryefjala e plot 12 muajve.
Speciale/ 2016 viti i ngjarjeve të rëndësishme kulturore
Viti 2016 ka qenë viti që shënon disa ngjarje të rëndësishme kulturore. Shkrimtarët dhe artistët më të mëdhenj shqiptarë, të njohur edhe në arenën ndërkombëtare kanë qenë protagonistë në jetën kulturore të vendit gjatë vitit 2016. Ditët e para të janarit 2016 nisën me aktivitete për Ismail Kadarenë. Për 80-vjetorin e lindjes së tij u zhvilluan aktivitete. 2016-a u shpall si Viti i Kadaresë, por edhe i Dritëro Agollit që festoi 85-vjetorin e lindjes në muajin tetor. Dy shkrimtarët më të njohur shqiptarë ishin në qendër të vëmendjes në jubiletë e jetës së tyre. Ministria e Kulturës pas restaurimit e shpalli “Shtëpinë e Kadaresë” në ditët e parë të janarit qendër kulturore, muzeale dhe rezidenciale. Presidenti i Republikës e dekoroi shkrimtarin me “Flamurin Kombëtar”.