​Viti i ri shkollor, Kryemadhi: Ky
brez do sjellë ndryshime drastike

​Viti i ri shkollor, Kryemadhi: Ky<br />brez do sjellë ndryshime drastike
Urimeve të shumta për nxënësit në ditën e parë të shkollës iu është bashkuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi shkruan në faqen e saj në “Facebook” se sot është një ditë e veçantë për të gjithë fëmijët që ringjisin shkallët e dijes dhe sidomos për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Më tej, në urimin e saj Kryemadhi shton se sot duhet të ndihemi të gjithë krenarë për brezin e ri të fëmijëve tanë, me besimin se ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshime drastike dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

Mesazhi i plotë i Kryemadhit:

Është një ditë e veçantë sot për të gjjthë fëmijët që ringjisin shkallët e dijes dhe sidomos për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Urimi im shkon për të gjithë nxënësit anëkënd Shqipërisë, ata në qytete, por dhe për ata fëmijë që përpiqen drejt rrugës së vështirë drejt dijes edhe në fshatrat me të thellë të Shqipërisë. Dhe për ta rruga është më e vështirë për shkak të kushteve. Por të gjithë sot duhet të ndihemi krenarë për brezin e ri të fëmijëve tanë, me besimin se ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimet drastike dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Me bindjen se këta fëmijë do të jenë e ardhmja që Shqipëria meriton për të mos qënë më peng i mafias dhe oligarkëve që kanë në dorë fatet e Shqipërise. Me dëshirën dhe përkushtimin e të gjithëve ne, do të jenë ata që sot ulen në bankat e shkollës, e ardhmja e ndritur dhe drejtuesit që do të ringrejnë Shqipërinë dhe shqiptarët në dimensionet e vërteta europiane.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri