CNN ka publikuar edhe videon promocionale të Shqipërisë turistike, përmes së cilës paraqiten dëshmitë se pse duhej vizituar Shqipëria gjatë 2017-ës.
“Kjo video e mahnitshme është dëshmia se Shqipëria është vendi i përsosur për tu larguar nga gjithçka”, thuhet në shkrimin e CNN.
” Kemi bërë më të mirën tonë për të shfaqur Shqipërinë Turistike me një video që tashmë ka tërhequr vëmendjen përtej nesh”, deklaron ministrja Milva Ekonomi.
Ndërkaq, Shqipëria po merr pjesë për herë të parë në një panair ndërkombëtar turizmi me statusin e veçantë si “Vend Partner”.
Shqipëria prezantohet me pavionin më të madh të një panairi ndërkombëtar të këtyre përmasave.
Ndërkohë, në të gjitha metrotë, stacionet e trenit si dhe në aeroport është i vendosur emri i Shqipërisë.
