​Vlahutin: Shpresë se politika do
drejtojë shqiptarët drejt 18 Qershorit

​Vlahutin: Shpresë se politika do<br />drejtojë shqiptarët drejt 18 Qershorit
GJIROKASTER-Ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka shpresa se politikanët shqiptarë do të gjejnë mundësinë për të ftuar shqiptarët të votojnë më 18 Qershor.

Nga Gjirokastra ku ndodhet për një vizitë, Vlahutin shprehet se politika do të gjejë kurajo të kapërcejë këtë moment.

Jam absolutisht e sigurt se do të ketë guxim e mençuri të mjaftueshme dhe kurajo në gjithë politikën shqiptare që të gjejë mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin. Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicjes për integrimin në BE. Cdo gjë që ne si BE, bëjmë bëhet për qytetarët e Shqipërisë . Besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë politikanët shqiptarë, kanë për ta bërë për qytetarët e këtij vendi. Është më e lehtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa të ndërtosh”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja