VLORE- Një automjet i Policisë së Shtetit në Vlorë është përfshirë nga flakët, ndërsa ishte në lëvizje ku për pasojë janë djegur disa uniforma. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:05 në aksin rrugor pranë “Burgut të Ri”, ku makina me targë “Policia 0021” ka marrë flakë.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit.

Automjeti po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
 
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike gjatë kohës që mjeti ishte duke ecur.

Si pasojë mësohet se është dëmtuar një pjesë e sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion ndërsa është bërë fikja e zjarrit. 

[gallery]21608[/gallery]

Redaksia Online
B.B/ Shqiptarja.com