TIRANE-“Shok i rrallë, t’u pre jeta në mes. Këto janë punët e Zotit”.
Këto janë disa nga fjalët që një vajzë i ka kushtuar Juxhin Dautit i mbetur i vrarë në Mbikalimin e Sukthit bashkë me Ervin Dalipaj pas një atentati me 32 plumba.
“Lamtumirë shoku ime. Sikur ta dinim që kjo do të ishte rruga e fundit tënd tragjik, do të qëndronim aty pranë teje deri në momentet e fundit të jetës tëndë! Por ja që këto janë punët e Zotit. T’u pre rruga e jetës në mes, për të mos u kthyer më kurrë. U prehsh në paqe o Juxhin. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona si një shok i rrallë!”
Vajza i publikon këto fjalë poshtë një fotografie të Dautit dhe në mesazhin që i kushton mikut të saj ngre dyshime se ajo mund të jetë një nga vajzat me të cilat Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj u takuan pak minuta para se të ndodhte atentati mafioz që u mori jetën.

(Mesazhi i vajzes, identitetin e se ciles Redaksia vendosi te mos e publikoje)
Viktimat nen shoqerine e dy vajzave, ja deshmite e tyre
Prokuroria e policia kane mesuar se pak para vrasjes te dy viktimat ishin nen shoqerine e dy vajzave.
Prokuroria dhe policia e Durrësit kanë mundur të mësojnë diçka më tepër mbi rolin dhe pozicionin e dy vajzave në këtë vrasje. Dy vajzat të moshës 23 dhe 24 vjeç janë dëshmitaret e fundit që janë takuar me dy viktimat. Ato janë shoqëruar në polici, duke u marrë në pyetje përgjatë gjithë natës,të cilat në deklarimet e tyre kanë pohuar se qëllimi i takimit me Juxhin Dautin ka qenë për ti rregulluar makinën në një servis pranë autostradës, dhe për ti kërkuar atij që ti ndihmonte të kalonin automjetin tip “Smart” në pikën e kolaudimit.
Vajzat kanë treguar se nuk e njihnin fare Ervin Dalipaj, dhe se gjatë takimit me ta dhe momenteve të drekës, ai i është prezantuar me një emër tjetër. ”Kemi lënë makinën në servis dhe jemi larguar me makinën tip “Audi” drejt një lokali ku kemi qëndruar për drekë, në pritje deri të rregullimit të makinës në servis. Ne njihnim vetëm Juxhinin, ndërsa personi tjetër na është prezantuar me një emër tjetër dhe na tha se ishte emigrant në Itali”-kanë deklaruar dy vajzat.
Kush është Juxhin Dauti që mbeti i vrarë tek Mbikalimi i Sukthit
Bashkë me Ervin Dalipaj, në Audin S8 në Mbikalimin e Sukthit mbeti i vrarë dhe Juxhin Dauti 27 vjeç. Ndërsa Dalipaj akuzohej për vrasjen e Gazmend Collakut, Dauti është akuzuar për një tjetër krim, në qytetin e Vlorës.
Juxhin Dauti, 27 vjec, kur ishte 22 vjec është akuzuar për një vrasje më 17 mars 2012 në Vlorë ku mbeti i vrarë me tre plumba pistoletë 31-vjeçari Fatjon Bani.
Sipas raportimit të Policisë në vitin 2012, Juxhin Dauti, asokohe 22 vjeç, sapo ishte kthyer nga Italia, është zënë me Fatjon Banin në një lokal në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, afër repartit zjarrfikës.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com