TIRANË-Një grua që shet pranë Sheshit të Spitalit në Kavajë tregon momentet e fundit të taksistit që iu mor jeta në mënyrë makabre nga një i ri që dyshohet si përdorues droge.
Qytetarja nga Kavaja, Suzana B. E cila punon si shitëse ambulante thotë se dje, (e enjte), ajo pa Idriz Karriqin që u nis me një djalë të ri për në fshatin Greth.

Për herë të fundit ishte ora 9:20 që e pamë Idrizin këtu tek sheshi. Iu afrua një djalë që kërkoi një djalë rreth asaj ore dhe dëgjuam që i tha, të shkojmë në Greth. Gjatë gjithë ditës mungoi dhe familja e kërkoi. Unë punoj këtu dhe shoh e dëgjoj shumë gjëra. Policia më pyeti, erdhi këtu dhe i thashë që e kërkoi një djalë 20 vjeç, po ky paska qenë 24 vjeç. I thashë që ka qenë ky djali i ri, dhe e mori për Greth:.

Ajo e pershkruan taksistin si nje njeri pozitiv.
"Por më ka më ka ardhur shumë keq. Shumë keq sepse e njihnim ishte njeri shumë i mirë. Shumë njeri i mirë dhe kur dëgjuam ato pistat jo për hakmarrje, nuk qëndrojnë”, thotë shitësja ambulante.

(d.b/Shqiptarja.com)