​Vuçiç: Të rindërtojmë Jugosllavinë
e re, por edhe me Shqipërinë

​Vuçiç: Të rindërtojmë Jugosllavinë<br />e re, por edhe me Shqipërinë
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste të dhënë për portalin Amerikan “Politico” ka shprehur dëshirën për të krijuar një lidhje ekonomike e tregtare të ish-shteteve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë.
 
Sipas Vuçiç kjo gjë do të rriste ekonominë e këtyre shteteve dhe do të bënte të mundur përforcimin e bashkëpunimit rajonal.
 
Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së tij ka thënë se nëse të tjerët pajtohen me planin e tij, do të krijohej një treg nga 20 milionë banorë, gjë që sipas tij do të tërhiqte vëmendjen e shumë investitorëve të huaj.
 
“Mendoj se këtë edhe të tjerët e kuptojnë”, ka thënë Vuçiç.
 
I pyetur nëse dëshiron të krijojë një Jugosllavi të re, Vuçiç është përgjigjur se bëhet fjalë për “Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë.
 
“Kjo është ide politike pa rrezikim të sovranitetit të këtyre shteteve”, ka thënë ai.
 
Pyetjes se si e mendon një bashkëpunim të tillë duke marrë parasysh tensionet aktuale ndërmjet fqinjëve, Vuçiç ka thënë se Tito ka pasur sukses.
 
Duke argumentuar mbi rreziqet në Ballkan, ai ka thënë se “çfarëdo që të ndodhë në Kosovë, ajo është gjithmonë ndërmjet serbëve e shqiptarëve”.

Redaksia Online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane