​Xhevdet Bajraj, nga Meksiko në
festivalin e Rahovecit për librin me poezi

​Xhevdet Bajraj, nga Meksiko në<br />festivalin e Rahovecit për librin me poezi
Poeti Xhevdet Bajraj dhe libri i tij me poezi “Copa ime e qiellit” do të jenë në qendër të vëmendjes sot në festivalin “Hardh Fest” që po mbahet në qytetin e tij të lindjes në Rahovec. Librit të tij, fituesi i çmimit për poezinë më të mirë në edicionin e 17-të të Panairit të Librit në Prishtinë do ti bëhet nesër një promovim në Bardcode, ku do të jenë të pranishëm shumë emra të njohur të letërsisë e të artit. 

Poeti Xhevdet Bajraj është vlerësuar për një frymë të veçantë revolte në poezinë e tij, ç’ka u evidentua edhe në panairin e librit të Prishtinës në qershor të këtij viti, ku u publikua për herë të parë dhe u vlerësua me çmimin për poezinë.

Që prej vitit 1999, menjëherë pas luftës së Kosovës, Bajraj me familjen e tij u vendosën në Meksikë, ku jeton edhe sot. Në Meksiko, qytetin prej 25 milionë banorësh, ai ndan jetën e përditshme dhe paisonin për letërsinë, ku ka botuar vepra si

“El tamaño del dolor "The size of the pain" në vitin 2005 apo “Ruego albanés” "Albanian plea" në vitin 2000, sikurse edhe skenarin e filmit “Aro Tolbukhin, en la mente del asesino” ("Aro Tolbukin, in the mind of the assassin") në vitin 2002.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës