​Zbardhet strategjia elektorale e
PS-së, udhëzimet për kandidatët

​Zbardhet strategjia elektorale e<br />PS-së, udhëzimet për kandidatët
Partia Socialiste u ka dërguar një udhëzim të shkurtër, por të përqendruar të gjitha kandidatëve për deputetë ku i udhëzon se cili duhet të jetë komunikimi me elektoratin në funksion në maksimalizimit të votave.

Shqiptarja.com sjell këtë dokument konfidencial, i cili i instrukton kandidatët të shpërndajnë mesazhin kryesor: “Ne do të luftojmë për punësimin po aq fuqishëm sa ç’luftuam edhe për drejtësinë”. Ky do të jetë thelbi i komunikimit përmes të cilit PS pretendon fitoren e zgjedhjeve të parashikuara për 18 qershorin. Pjesë e këtij udhëzimi është padyshim bërja e kontrastit me Partinë Demokratike, fokusuar tek qasjet e kundërta në raport me vettingun, apo ofertën pozitiviste të PS-së përkundër agresivitetit të PD-së. Në udhëzim, kandidatët qartësohen se kush duhet të jetë target-grupi i elektoratit të synuar, atij të qendrës, për të cilin PD duket se ka bërë sondazhe. Udhëzimi i plotë dhe i qartë është në vijim.

Udhëzimi i plotë

Rruga drejt Fitores
Maj 2017
Mesazhi i Fushatës Sonë:
Filloni me çka kemi bërë deri më sot: ndërtimin e shtetit – pagesën e taksave dhe faturave, reformën në polici, ligjin e vetting-ut.
Pranoni se ka ende për shumë për të bërë për të krijuar edhe më shumë vende të reja pune.
Krijoni kontrast me PD-në (shih faqen tjetër) dhe vini theksin tek ajo çfarë rrezikojmë në këto zgjedhje: nëse do të ecim përpara me PS-në drejt ndërtimit të shtetit, punësimit dhe mirëqenies, apo nëse do të kthehemi pas me PD-në duke e zhytur vendin në kaos dhe rrënim si në ’97-n.
Bëni premtimin kyç të fushatës:“Ne do të luftojmë për punësimin po aq fuqishëm sa ç’luftuam edhe për drejtësinë”

Krijimi i kontrastit me PD-në
PS-ja ndërtoi shtet - PD-ja ka rrënuar shtetin (97)
PS-ja do vetting-un - PD-ja kundër vetting-ut
PS: Udhëheqje e qëndrueshme dhe hapje për dialog – PD: Agresivitet dhe ekstremizëm
PS: Betejë për mbajtjen e premtimeve - PD: Premtime boshe, të dështuara
PS: Rezultate reale në Tiranë   -    PD: Dështimi i premtimeve të Bashës si kryebashkiak

Mesazhi ynë
Objektivi Kyç – Cilët janë votuesit e Qendrës?
Zgjedhësit e rinj: mosha 18-34 vjeç
Më të mirëarsimuar: Shkollë e mesme apo Universitet
Janë më të fokusuar te kujdesi shëndetësor (39%) se pjesa tjetër e popullsisë (23%)
Kanë mendim më të favorshëm për Edi Ramën (52%), se sa për Lulzim Bashën (24%)
Duan që zgjedhjet të zhvillohen në kohën e duhur, edhe pa PD-në (52% krahasuar me 37%)
Kemi bërë shumë në këto 3 vjet e gjysmë, por kemi ende shumë për të bërë, sikundër kemi edhe shumë për të humbur nëse kthehemi pas;
Do të luftojmë për të krijuar edhe më shumë vende të reja pune me të njëjtën fuqi dhe pasion siç luftuam për vetting-un;
Për Shqipërinë që duam, për më shumë shtet, punësim, mirëqënie;
Linjat ndarëse që tregojnë ndryshimin mes nesh dhe PD – NUK jemi të gjithë njësoj.Dita e Europës, Rama:18 qershori rruga jonë drejt Europës.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)