​Zbehen shpresat për
liberalizim vizash për Kosovën

​Zbehen shpresat për<br />liberalizim vizash për Kosovën
Komisionerja europiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom ka zbehur shpresat se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës, mund të ndodhë gjatë këtij viti.

Malmstrom, e cila jep vulën e fundit në vlerësimin nëse Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, i është përgjigjur deputetëve të Parlamentti Europian, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek, ku ajo nënvizon se liberalizimi mund të ndodhë vetëm në atë moment kur autoritetet kosovare i plotësojnë të gjitha kushtet që janë të përcaktuara në udhërrëfyes.
 
Dy eurodeputetet, Lunacek dhe Fajon, kanë kërkuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian përshpejtim të procedurës dhe dhënie të rekomandimit për heqje të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti. Sidoqoftë, Cesilia Malmstrom në përgjigjen e saj tërheq vërejtjen se procesi i vizave bazohet në merita e jo, sic shprehet ajo,  në afate e korniza kohore.
 
“Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me këtë dhe asnjëherë nuk kemi dhënë shpresa të kota. Kosova duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi dhe duhet të demonstrojë se në momentin kur të hiqen vizat, nuk do ekzistojë më rreziku nga migrimi apo ndonjë rrezik që ka të bëjë me siguri”, thotë Cecilia Malmstrom në letrën e dërguar në Parlametin Evropian. “Vetëm kur të ndodhin këto, Komisioni Evropian do rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën”, porosit ajo.
 
Ulrike Lunqcek dhe Tanja Fajon, të cilave iu drejtohet Malmstrom me letrën, e cilësuan përgjigjen e Komisionit Evropian si tejket dekurajuese.
           
Raportuesuja për viza në Parlamentin Evropian, Fajon dejklaroi së është e dëshpëruar me përmbajtjen e letrës dhe me mungesën e përkushtimit ndaj afateve që mund të shërbenin si kornizë për heqje të vizave. “Pavarësisht kësaj ne do vazhdojnmë të insistojmë se duhet hequr vizat për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Fajon.

Ulrike Lunacek – raportuese për Kosovën në PE pranon se ka pritur përgjigje më inkurajuese pasi që sipas saj, populli i Kosovës meriton  të ketë të drejtën e lëvizjes. Lunacek i bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të pëmbushin të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi, në mënyrë që të argumentohet edhe më fuqishëm kërkesa për heqje të rejgimit të vizave
 
Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit