Në gjermani fitoi Angela Merkel, por pavarësisht kësaj, rezultatet që arriti nuk ishin në nivelin e dëshiruar dhe krijimi i qeverisë do të jetë i vështirë për kancelaren e rizgjedhur për herë të katërt.
“Nuk do t’i biem rrotull, në fakt prisnim një rezlutat më të mirë, por gjithësesi jemi forca më e madhe në vend, dhe kundër nesh nuk mund të formohet asnjë qeveri’’, theksoi Merkel.
Kancelarja Angela Merkel pas fitores, ndonëse me humbje të shumta në elektorat, u shpreh se e konsideron të mundshme që pavarësisht bisedimeve të vështira për krijimin e koalicionit qeverisës, ajo është e sigurtë se deri për krishtlindje do të mund të prezantojë një qeveri të qëndreushme.
Merkel është shprehur se ka besim dhe se ecën e me moton “Tek qetësia qëndron forca”.
Kreu i SPD-së Martin Schulz, ka deklaruar pas shpalljes së rezultateve paraprake se nuk do të bëjë koalicion me Merkel dhe se do të dalë në opozitë.
E mundshme mbetet, që koalicioni i ardhshëm qeverisës të përbëhet nga tri parti, CDU/CSU, FDP dhe Të Gjelbërit, por krijimi i këtij koalicioni konsiderohet i vështirë për shkak të mes CSU-së dhe Ekologjistëve.
Nacionalistët parti e tretë, protesta në Berlin, Frankfurt e Këln
Liberalët kanë festuar kthimin në parlament. Ngritje në rezultate patën edhe populistët e AFD-së ndërsa pësoi rënie të madhe SPD e Martin Schulz .
Nacionalistet e AFD kanë fituar vendet e para dhe duket se do te jene forca e tretë politike më e madhe në parlamentin gjerman.
AfD kapërceu edhe parashikimet me marrjen e 13% të votave, që e çuan për herë të parë Partinë Nacionaliste Antiislamit në Bundestag.
Një zhvillim i tillë ngjalli menjëherë protesta. Dhjetëra vetë u mblodhën përpara selisë së saj në Berlin me pankarta në duar, ku shkruhej “Ne i duam refugjatët”. Protesta pati edhe në Frankfurt e Këln.
Redaksia Online
Er.k/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Berlin, Frankfurt und hier in Köln: In allen drei Städten gab es am Sonntagabend Demos gegen den Einzug der AfD in den Bundestag. #btw17 pic.twitter.com/n1xpqYDdsZ
— WDR Aktuelle Stunde (@aktuelle_stunde) September 24, 2017
Redaksia Online
Er.k/Shqiptarja.com