​Zidane, pranon gabimet e gjyqtarëve
Pavarësisht kësaj e merituam fitoren

​Zidane, pranon gabimet e gjyqtarëve<br />Pavarësisht kësaj e merituam fitoren
Zinedine Zidane, ka pranuar gabimet e bëra nga gjyqtarët në ndeshjen ku skuadra e tij mposhti Bayern Munich, me rezultatin 4-2.

“Është e vërtetë që ndeshja e sotme u ndikua edhe nga vendimet e gjyqtarit, por nuk më pëlqen të komentoj vendimet e tyre”, është shprehur tekniku i Realit.

I pyetur për polemikat mbi golin e dytë të Ronaldos, tekniku Zidane, ka thënë se mund të ketë qënë edhe pozicion jashtë loje por tashmë nuk ndryshojmë dot gjë. 

“Në harkun e dy ndeshjeve, por edhe shtesave, mendoj se e kemi merituar këtë kualifikim”, ka thënë Zidane.

Real Madridi ka fituar kundër Bayern Munich dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Champions League.

“Kemi luajtur kundër më të fortëve dhe kemi besuar deri në fund, ndaj mendoj që e kemi merituar kualifikimin. Ronaldo shënoi sërish tre gola dhe u tregua deçiziv edhe sot”, ka thënë Zidane.

Tekniku i Realit ka thënë se dëshiron që në gjysmëfinale të luajë kundër Juventusit. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)