Vahid Rizvani është arrestuar ditën e djeshme në Fier. 26 vjeçari është pronari i makinës ‘Audi Q7’ ku u zbuluan 85 kg kanabis. I riu është personi i dytë i arrestuar për sasinë e kanabisit të gjetur. Në 21 dhjetor u arrestua Armando Tërnova ndërsa u shpall në kërkim 31 vjeçari Nehat Rizvani i cili arriti të arratisej.
Në makinë u zbuluan tre thasë me kanabis me peshë deri në 85 kg. Ndërkohë policia po vijon me veprimet hetimore dhe kërkimet për të kapur 31 vjeçarin që arriti të arratisej gjatë aksionit.
“Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg”-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.