870 mln lekë për spotet, PS edhe
tek TV e djathta, PD diskriminon

TIRANË - Janë shpenzuar afërsisht 870 milionë lekë vetëm për spote televizive zgjedhore. Kaq u ka kushtuar deri tani fushata partive politike vetëm për spotet televizive. Nga të cilat PD ka shpenzuar në total gati 37 milionë lekë, PS afërsisht 35 milionë lekë dhe LSI afërsisht 12 milionë lekë, vetëm për shfaqjet e spoteve televizive.

Kjo sipas të dhënave të para, të publikuara sot mbi projektin për Monitorimin e Shpenzimeve të Partive Politike gjatë Fushatës Elektorale 2013, të prezantuara në konferencën për shtyp, që Lëvizja Mjaft mbajti në ambientet e Hotel Rogner Europapark. Një projekt ky, që mbështetet nga Ambasada Holandeze në Tiranë dhe Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së ShBA-ve po në Tiranë.
 
Bie në sy, që dy partitë kryesore të koalicionit të majtë; Partia Socialiste (PS) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) kanë çuar spotet e tyre kryesisht tek televizione, që njihen se anojnë "djathtas". Pavarësisht se nuk mungojnë as spotet "majtas", më shumë spote, kohë dhe para PS dhe LSI kanë dërguar për ABC News dhe TV Klan.

Kapërcim që nuk ndodh në koalicionin e djathtë, ku PD diskriminon hapur "të majtët" dhe numrin më të madh të spoteve dhe shpenzimeve e ruan për TV Klan dhe ABC News.

Nga studimi del se Partia Demokratike (PD) ka dyfishin e spoteve të PS (12), por PS ka transmetim më të shpeshtë 746 herë, krahasuar me 664 herë të PD. Ka një numër të pakët spotesh televezive deri tani të LSI (2 spote).
 
Gjetjet studimore ndahen në dy kategori dhe përfshijnë periudha të ndryshme, sa i përket spoteve elektorale të partive, periudha e monitoruar dhe e kalkuluar në shifra financiare është 23 maj-31 maj, ndërsa për aktivitetet e terrenit të partive është përmbledhur vetëm në numra aktivitetesh periudha 23 maj-10 qershor.
 
Kjo e fundit nuk ka shifra të përllogaritura për shkak të volumit të madh të produkteve elektorale, si dhe kohës që nevojitet për kalkulimin e tyre. Në të ardhmen studimi do të monitorojë edhe: reklamat me pagesë në TV kryesore; koncertet dhe takimet elektorale; reklamimet në rrugë (billboards, flamuj, postera dhe abuzimet me asetet shtetërore.

PD - 37 MILIONË LEKË, PS - 35 MILIONË, LSI - 12 MILIONË
PD ka shpenzuar në total gati 37 milionë lekë për për shfaqjet e spoteve televizive. PS afërsisht 35 milionë lekë. LSI afërsisht 12 milionë lekë. Në total, për spote nga të gjitha partitë dhe koalicionet, (AK, LDHK,FShZH, MPPTT)  janë shpenzuar 87,131, 396.01 lekë.
 
TOTALI I SPOTEVE PD-PS-LSI
PD ka gjithsej 12 spote televizive, PS - 6 spote, LSI - 2 spote.
 
TOTALI I SPOTEVE NË HERË PD-PS-LSI
Por nëse PD ka një numër më të madh spotesh (12), që do fiks dyfishi i spoteve krahasuar me PS (6), kjo e fundit ka numër më të lartë transmetimesh, rreth 746 herë, ndërsa PD rreth 664 herë, LSI rreth 175 herë. 

PD, MË SHUMË SPOTE TEK ABC NEWS
PD numrin më të madh të spoteve e ka transmetuar tek ABC News, rreth 170 spote. Me mbi 100 spote renditet TV Klan, News 24 dhe Ora News.
 
TOTALI I SPOTEVE NË ORË PD-PS-LSI
PD numëron në tërësi 8,4 orë spote televizive, PS - 7,57 orë, LSI - 3,37 orë.

PD, MBI 11 MLN LEKË PËR TV KLAN
PD ka shpenzuar mbi 11 milionë lekë në total spote televizive tek Tv Klan. E pason  renditjen televizioni Vizion Plus me mbi 8 milionë lekë, News 24 me më pak se 6 milionë lekë, Top Channel me mbi 4,5 milionë lekë, Ora News me mbi 3,5 milionë lekë, ABC News me mbi 2,5 milionë lekë.   
 
PS, MË SHUMË SPOTE TEK ABC NEWS
PS ka transmetuar rreth 170 spote tek ABC News, mbi 100 spote tek “A1 Report” dhe News 24, 100 spote tek TV Klan dhe nën 100 spote tek Vizion plus, Ora News etj.
 
PS, MË SHUMË KOHË TEK TV KLAN
Për PS regjistrohen afërsisht 1,7 orë spote tek ABC News, nga 1 orë tek TV Klan dhe A1 Report, më pak se 1 orë në Top Channel, Vizion Plus, Ora News dhe DigiTop News.
 
PS, MË SHUMË PARA TEK TV KLAN
PS ka derdhur mbi 9 milionë lekë tek TV Klan për spotet e saj televizive, 8 milionë lekë tek Top Channel, mbi 6 milionë lekë tek Vizion Plus, mbi 3 milionë lekë tek News 24 dhe rreth 2 milionë lekë tek “A1 Report”, Vizion Plus dhe Ora News.
 
LSI, MË SHUMË KOHË TEK ABC NEWS
Mbi 1 orë spote televizive tek ABC News, mbi 0,6 orë te “A1 Report”, 0,6 orë te Klan Tv, nga 0,5 orë tek News 24 dhe Ora News, si dhe më pak se 0,1 orë tek Top Channel.
 
LSI, MË SHUMË PARA TEK TV KLAN
LSI ka shpenzuar 5 milionë lekë për spotet e saj elektorale tek Klan TV. Ndërsa tek News 24, Top Channel dhe ABC News nga respektivisht rreth 1,5 milionë lekë. Për “A1 Report” dhe “Ora News” pak më shumë se 1 milion lekë për secilën.
 
AKTIVITET QË DO TË MONITOROHEN:
Në të ardhmen studimi do të përfshijë:
  • Reklamat me pagesë në TV kryesore
  • Koncertet dhe takimet elektorale
  • Reklamimet ne rrugë (billboards, flamuj, postera)
  • Abuzimet me asetet shtetërore 
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove