9 ditët e tërmetit, Braçe: Pafuqia për të shpëtuar jetën që e ke para syve është neveritëse!

9 ditët e tërmetit, Braçe: Pafuqia për të shpëtuar jetën që e ke para syve është neveritëse!

Zv.kryeministri Erion Braçe, ka bërë bilancin e 9 ditëve që kur Shqipëria u godit një tërmet shumë i fuqishëm, ku shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur e shumë dëme materiale.

Braçe thotë se ky është momenti që të fillojmë të jetojmë si të barabartë, në mundësi, siguri, përgjegjësi e para ligjit.

Reagimi i Braçes:

ISHIN KESHTU!

Gjalle!

Mes vdekjeve masive e jetës se kërkuar, humbjes e shpëtimit, dhimbjes e gëzimit, dëshpërimit e shpresës, vetmisë e mbështetjes, te moshuarve, te roiturve e fëmijëve, burrave e grave, djemve e vajzave, me uniformen e shtetit e te vullnetarit, te gjithë ne fije te perit ne minutat e para, orën e pare, ditën e pare, te dyte, me lëkundje çdo 15 minuta, ne vatër, ne beteje qofte edhe për një jete.

Te barabarte një here te vetme, pavarësisht origjinës, moshës, gjinisë, pasurisë, besimit,
jetës se bere deri atë moment, ore, dite!

Po ua them sot; Pafuqia për te shpëtuar jetën qe e ke aty, e sheh me sy, dëgjon me veshe frymëmarrjen e ngadalësuar dhe prek me dore atë qe pulson, është neveritëse.

Kjo është ndjesia qe kam ne gjoks! Posaçërisht kur mendon se ke pushtet e te shohin si te tille! Por nuk është kështu, nuk është kështu!

Duhet te nisim tani te mendojmë për jetën qe kemi ndërtuar, atë qe jetojmë dhe atë qe organizojmë për gjithkënd.

TE NDRYSHOJME!

Te provojmë një here te vetme te jetojmë si te barabarte ne mundësi, siguri, përgjegjësi e para ligjit, larg lakmisë, babëzisë, papërgjegjshmërisë, krimit, duke krijuar norma marramendëse fitimi qe zhbëjnë çdo rregull, ligj, institucion, jete e prone.

Është e dukshme. Një ngjarje e forte natyrore na gjeti njësoj, një grumbull godinash ndërtuar edhe nen rrëgjimin e lakmisë, babëzisë, papërgjegjshmërisë, normës se fitimit, na ndau ne te vdekshëm e jo te tille!

Kjo është pabarazia ndaj ligjit qe vret! Duhet te rinisemi, patjetër, nga përgjegjësia, ligji, barazia, toka, ajri, uji-gjithçka e natyrës, #JETA, duke luftuar lakminë e pabarazinë ne sistemin e saj.

Ne fund, këto 9 dite me njohën me njerëz pafund, kudo, nga Kruja, ne Thumane e Bubq;
Te zakonshëm, te pamundur e te mundur, shërbyes te shtetit e vullnetare;

Me përulësinë me te madhe dua tu them: FAAAALEEEEEMIIIIIIINDEEEERIT!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 05/12/2019 14:43

    Ke mbi 20 vjet qe llap lart e poshte ...tani qe je zv KM bej dicka me vlere dhe krijoje nje qender per emergjencat me standarde. Shqiperia eshte ne brezin e zjarrit dhe cdo 30-40 vjet bie nje termet me pasoja te renda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite