TIRANË - Me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian, Herman van Rompuy. Në mesazhin e tij, Presidenti Nishani e ka nisur kësisoj urimin e tij: “Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Ditës së Evropës, 9 Majit, ditës që kremton paqen dhe unitetin në Evropë, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të mira dhe më të përzemërta, Juve dhe gjithë qytetarëve evropianë!”.
Nishani ka përmendur se, kjo ditë përbën për gjithë Evropën një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për atë çfarë Bashkimi Evropian ka bërë dhe po bën për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e kontinentit tonë, si edhe në ndjekjen e një politike koherente të dyerve të hapura, për të mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
“Dëshiroj, me këtë rast, t’ju siguroj edhe një herë për angazhimin tim dhe të vendit tim për vijueshmërinë dhe intensifikimin e reformave të duhura, për përafrimin e standardeve me ato të Bashkimit Evropian, me synim që Shqipëria të marrë në mënyrë të merituar vendin që i takon në familjen evropiane. Duke ju uruar edhe një herë këtë festë të gëzueshme, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, ka përfunduar urimi i Presidentit, Bujar Nishani.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com