9-mujori, MF: Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 96.7%

/ATSH/- Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 96.7% në krahasim me objektivin ose rreth minus 900 milionë lekë.
Ministria e Financave argumenton se në këtë mosrealizim duhet të evidentohet edhe fakti se administrata doganore ka rimbursuar rreth 756 milionë lekë krahasuar me vitin e kaluar, kur kjo shumë ka qenë rreth 90 milionë lekë.
Në analizë të grup-produkteve subjekt i akcizës, vërehet se të gjitha produktet kanë pasur rritje krahasuar me vitin e kaluar, me përjashtim të cigareve, importet e të cilave janë shumë më të ulëta në krahasim me vitet e kaluar. Nga analiza e importeve dhe taksave përkatëse të gjithë produkteve kryesore të akcizës, konstatohet se janë rreth 709 milionë më pak tvsh nga produktet e akcizës krahasuar më një vit më parë dhe rreth 1.1 miliardë lekë më shumë akcizë.
Për disa nga produktet e akcizës, sipas treguesve fiskal të Ministrisë së Financave, vërehet një rritje e konsumit si: kafe, birrë, pije alkoolike apo verë, me përjashtim të cigareve. Megjithëse ka ulje të zhdoganimeve për karburantet gjatë 9-mujorit me 5,400 ton, sasi kjo e kompensuar dhe tejkaluar me prodhimin vendas prej 17,934 ton karburant. Në total, importi dhe prodhimi vendas i karburanteve, kanë një rritje prej 3.3% në krahasim me vitin e kaluar.
Akciza e cigareve, megjithë rritjen e nivelit të akcizës nga 1 janari i këtij viti, vazhdon të jetë e ulët në krahasim me parashikimin për arsye të rënies së importeve, të cilat për periudhën janar -shtator 2015 janë 1,866 ton nga 2,090 ton që kanë qenë vitin e kaluar. Sasia e më e ulët e zhdoganimeve përbën edhe minusin e mosrealizimit të të ardhurave nga akciza.
Një nga faktorët që mendohet të ketë ndikuar negativisht në nivelin e sasive të importuara është rritja e kursit të dollarit amerikan. Kompanitë kryesore të cilat operojnë në tregun shqiptar faturojnë dhe mbajnë bilancet e tyre në këtë monedhë . Ndërkohë që në vitin 2015 ka një rritje të ndjeshme të vlerës së dollarit amerikan, kjo vlerë nuk është pasqyruar në rritjen e çmimit final për konsumatorët, duke ndikuar vetvetiu në sasitë e importuara me synim për minimizimin e dëmeve për këto kompani.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten