9-mujori: Tregu i sigurimeve u rrit me 17.27 %

/ATSH/- Tregu i sigurimeve është rritur me 17.27 % për nëntëmujorin e këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shtator 2015 kapën vlerën mbi 10,067 milionë lekë, ose 17.27% më shumë se në periudhën janar - shtator 2014.
Gjatë periudhës janar - shtator 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 812,287 me një rritje prej 7.17% krahasuar me periudhën janar - shtator 2014. Sipas të dhënave të AMF-së, tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 93.04% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 6.84% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.13%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.31% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.69% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar - shtator 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,344 milionë lekë, ose 17.63% më shumë se në periudhën janar - shtator 2014.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit