/ATSH-Z.Tosku/- Dermatologia e njohur, Erjona Shehu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Facebook" ka komunikuar 9 rregullat për t'u mbrojtur nga dielli, në prag të sezonit pranverë-verë 2015.
9 rregullat për t'u mbrojtur nga dielli:
1. Vendoseni përditë kremin mbrojtës, minimumi 15 minuta para se të dilni nga shtëpia. Ideal është filtri mbrojtës SPF 30 dhe në etiketë duhet të shkruajë "broad spectrum" që do të thotë mbrojtje si nga rrezet UVA dhe nga ato UVB
2. Rivendoseni kremin çdo dy orë, madje dhe më shpesh nëse jeni ende nën diell apo po djersini.
3. Mbani syze dielli me mbrojtje UVA.
4. Mbani kapele strehëgjera e me brima dhe T-shirt pambuku kur jeni në diell.
5. Shmangni qëndrimin në diell nga ora 10.09 deri në 16.00.
6. Bëni kontrolle të vazhdueshme të lëkurës para pasqyrës për të parë nëse keni rritje nishanesh apo ndryshime në lëkure.
7. Nëse jeni prind merrni të njëjtat masa për fëmijën tuaj.
8. Zgjidhni produkte kozmetike që ofrojmë mbrojtje UVA.
9. Mos përdorni shtretër nxirës.
/Shqiptarja.com