9 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit
nis gjyqi për organizatorët
Guantanamo, nis sot procesi gjyqësor kundër pesë personave që dyshohen të kenë organizuar sulmet e 11 Shtatorit, në vitin 2001 në SHBA. Nëntë vite pas arrestimit të tyre, pesë të akuzuarit do të përballen me Gjykatën Ushtarake amerikane. (Në foto Khalid Sheikh Mohammed, nje nga te akuzuarit)
KUBE-Në Guantanamo nis sot procesi gjyqsor kundër pesë personave që dyshohen të kenë organizuar sulmet e 11 Shtatorit në vitin 2001 në SHBA. Bëhet fjalë për Khalid Shaikh Mohammed i cili është proklamuar si truri i sulmeve dhe Aziz Ali, Walid Muhammad Salih Mubarak Bin Attash, Ramzi Binalshibh e Mustafa Ahmed Adam al-Hawsawi.
Nëntë vite pas arrestimit të tyre, pesë të akuzuarit do të përballen me Gjykatën Ushtarake amerikane të burgut të Guantanamos në bazen ushtarake amerikane ishullin e Kubës, të cilët janë thirrur për tu perballur me akuzat nese jane apo jo fajtore për vdekjen e 2.976 personave.
“Gjygji i shekullit” mund të zgjasë për më shumë se një vit. Seancat në të cilat do të lejohen të marrin pjesë 60 gazetarë dhe një dyzinë e familjarëve të viktimave, do të jenë në transmetim direkt, por ekziston edhe mundësia e censures, ndersa katër ekrane gjigandë janë vendosur në katër bazat ushtarake në SHBA, ne Kube.
AKUZAT NDAJ 5 PERSONAVEPesë personat akuzohen të kenë financuar dhe drejtuar 19 rrëmbyesit të cilët kanë kryer sulmet në Kullat Binjake dhe në pentagon dhe të cilët kanë marrë në kontroll fluturimin United 93 në Pensilvani. Akuzat përfshijnë terrorizmin, rrëmbim të avionit, , vrasje në shkelje të ligjeve të luftës etj.Procesi gjyqsor vjen pas më shumë se një dekadë nga sulmet e 11 Shtatorit dhe në javën e parë të përvjetorit të sulmit Navy SEAL, që çoi në vrasjen e mëvonshme të Osama bin Laden, më 2. Maj.2011. Nëse të akuzuarit do të shpallen fajtor, ata rrezikojnë dënimin kapital me vdekje.
(fj.di/shqiptarja)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
75%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Filmi për holokaustin, pas Tel Avivit, premierë në Tiranë. Regjisori izraelit Adir Miller dhe historia e “The ring”
24 Janar, 10:29
-
48-vjeçari ekzekutohet në Kamzë, dyshohet se u nxor në pritë! Vëllai i Lulzim Vishës vrau në prill të 1997 (EMRAT)
24 Janar, 10:17
-
Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Sali Berishës
24 Janar, 10:17
-
Edi Rama: Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane! 250 mln euro financim për bujqësinë
24 Janar, 10:15
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Mbrojtësi i Kombëtares gati për hapin e madh, e kërkon klubi i La Ligas
24 Janar, 10:08
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, në GJKKO! SPAK kërkon 1 vit burg
24 Janar, 10:01
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
U gjet i vrarë në makinën e postës në Kamzë, një banor i zonës lajmëroi policinë! Nuk dihet ora e saktë e vrasjes
24 Janar, 09:54
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Herdi Prenga 90 minuta në fushë, ekipi i tij mposht Ajaxin në Europa League
24 Janar, 09:35
-
U gjet i vrarë në makinë në Zall Mner, 48-vjeçari drejtonte automjetin e 'Postman', po shkonte në punë! Report Tv sjell pamje nga vendngjarja
24 Janar, 09:32