Kryetari i Kuvendit deklaron se “Kontrolli i Lartë i Shtetit”  si institucion kushtetues që zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, gëzon një pavarësi institucionale, organizative dhe funksionale.

Deklarata e Metës u bë gjatë ceremonisë së 90-vjetorit të krijimit të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit e organizuar në ambientet e sallës së Seancave Plenare, ku morën pjesë personalitete të shumta shqiptare por edhe të huaja.

Kryetari i Kuvendit siguroi se pushteti legjislativ është i angazhuar për të garantuar pavarësinë financiare të KLSH-së si dhe pavarësinë në funksionimin dhe drejtimin e saj në përputhje me parimin kushtetues dhe legjislacionin e brendshëm.

Një nga sfidat që ka shoqëruar jo vetëm funksionimin e KLSH-së por edhe mazhorancat që kanë zgjedhur kryetarin e këtij institucioni është shmangia nga ndikimi politik i veprimtarisë së KLSH-së për t’u përdorur si mjet ndëshkues në kohën e rotacioneve politike. Mendoj se marrëdhënia e përgjegjësisë reciproke, bashkëpunuese e konstruktive që ekziston midis Kuvendit dhe KLSH-së, ofron një vlerë të shtuar jo vetëm për parametrat e mirëqeverisjes së Shqipërisë, por edhe një kontribut në kuadër të avancimit të integrimit europian të vendit tonë”, - tha Meta.

Shkallën e  lartë të bashkëpunimit me KLSH, sipas z. Meta, Kuvendi e ka dëshmuar qartë gjatë këtij mandati qeverisës, ku organet drejtuese të Kuvendit dhe komisioni i Ekonomisë vlerësuan dhe morën në konsideratë propozimin e kryetarit të KLSH-së për të reflektuar ndryshime në ligjin organik të organizimit dhe funksionimit të këtij institucioni.
Meta shprehu vullnetin për ta forcuar edhe më tej bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit me KLSH-në.  

Ndërsa, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj tha gjatë fjalës së tij përshëndetëse se KLSH-ja synon të ketë një trupë akoma edhe më profesionale audituesish dhe me shpresën e madhe që Shqipëria të jetë shumë shpejt anëtare e BE-së.

meta
meta
m
 
Redaksia Online 
(al.h/shqiptarja.com)