Sot 905 qytetarë pozitiv me COVID dhe 3 humbje jete! Infektivi drejt ezaurimit, Tirana me numrin më të lartë të rasteve ditore, ndiqet nga Shkodra e Durrësi

Sot 905 qytetarë pozitiv me COVID dhe 3 humbje jete! Infektivi drejt ezaurimit, Tirana me numrin më të lartë të rasteve ditore, ndiqet nga Shkodra e Durrësi

Spitali Infektiv

TIRANË- Shqipëria i është rikthyer numrit të lartë të të prekurve me COVID-19, ku vetëm gjatë ditës së sotme kanë rezultuar të infektuar 905 persona. I lartë vijon të jetë edhe numri i viktimave në 24 orët e fundit, ku 3 qytetarë e kanë humbur betejën me virusit duke e çuar në total në 2,490 jetë të humbura.

Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani, ndërsa kryeqyteti mban vendin e parë edhe sa i përket rasteve më të shumta aktive.

Përveç numrit të shtuar të rasteve të reja, që ishin parë gjatë kohës kur vendi po përjetonte pikun e pandemisë, ka pasur edhe një rritje të të shtruarve në spital.

Aktualisht te Infektivi, i cili është i vetmi spital COVID në vendin tonë po marrin trajtim 96 pacientë, nga 120 shtretër që është kapaciteti maksimal i Infektivit. Burime zyrtare bëjnë me dije se 17 janë në gjendje më të rënduar shëndetësuar. Nga ana tjetër aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve ditore
200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

Statistika (28 Gusht 2021) 
Raste të reja ditore         905
Të shëruar në 24 orë       347
Të shtruar në spitale       96
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 4063

Testime totale            1,030,132
Raste pozitive             144,079
Raste të shëruara         132,723
Raste Aktive                    8866
Humbje jete                     2,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             3244
Shkodër          1597
Vlorë               791
Fier                  685
Durrës             651
Lezhë              441
Elbasan           414
Berat               296
Gjirokastër       254
Korçë               221
Kukës              137
Dibër                 135

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 28/08/2021 19:08

    Vaksinohuni o popull per te miren Tuaj, se kur skishte vaksina ankoheshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare