92 km në det të Eva Buzos! Shoqëruesit tregojnë rrugëtimin dhe momentet e vështira nga San Focca tek 'Shkëmbi i Evës'! Është një përbindësh

Në udhëtimin e saj prej 35 orësh Eva Buzo është shoqëruar nga Sherif Dyrmishaj dhe Viktor Koçaj të dy peshkatarë të cilët e kanë shoqëruar me varka gjatë gjithë rrugëtimit të saj nga San Focca në Lece të Italisë. Gjithashtu krah saj ka qendruar edhe notarja Ebi Spahiu.

Të tre protagonistët tregojnë 92 km në det të Eva Buzos

Kapiteni Viktor Koçaj:  “E shoqërova nga këtu në Lecce dhe nga Lecce përsëri u kthyem në ‘Gjirin e Dafinës’ nga mbrapa. Atje është nisur rreth orës 18:30 të darkës, parmbrëmë (17 gusht 2024) dhe ka mbërritur sot në mëngjes në orën 5 e disa minuta (19 gusht) .

U nisëm nga San Focca dhe mbërritëm këtu diku midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Varkave siç e njohim ne.

Nuk ka shafqur asnjë lloj problemi, përveç lodhjeve fizike të saj që ishin në momentin e rrymave. Ajo është një ‘përbindësh’. E ndoqa në çdo minutë të saj. Kishte momente që nuk fliste, por ne përdorëm një tabelë me shkrim për të kuptuar se çfarë ajo donte, apo çfarë ajo duhet të bënte me një tabelë me shkrim”

Peshkatari Sherif Dyrmishaj: Urime Evës, jam pa fjalë. Eva hyri në historinë e detit në një mënyrë më fisnike duke sakrifikuar veten e saj. Kalimi i kanalit të Otrantos, pas një dështimi të një viti më parë, do të themi e  betonozoi emrin e Evës në një nga shkëmbinjtë e Karaburunit . Unë do të thosha që ta quanim ‘Shkëmbi i Evës’ atë shkëmb ku Eva kapi për herë të parë kapi tokën shqiptare. Duke parë trajektoren Eva ka bërë mbi 50 e ca milje! Forca Eva!”

Ebi Spahiu: Asgjë nuk është e pamundur!  Çdo gjë është e mundur kur ka vullnet dhe dashuri për detin, për sportin. Ka qenë një rrugëtim i vështirë. Eva ka treguar një forcë të brendshme si psikologjike dhe fizike, pasi ka ndaluar shumë pak për të ushqyer dhe për të pirë ujë, pra ushqimet që ne i kishim parapërgatitur për të. Asnjë moment nuk është dorëzuar. Në asnjë pikë të rrugëtimit nuk ka thënë u lodha, nuk dua ta bëj. Ritmi i saj që nga fillimi deri në fund ka qenë konstant. Ka pasur problem nga kalcifikimi, psh tani nuk është në gjendje të flasi, për disa ditë derisa të stabilizohet situata. Por disa çuna shumë të sjëllshëm nga Vlora na sollën disa akullore edhe ajo sikur e stabilizoi gjendjen e saj. Ka notuar 92 kilometra për 34 orë. Nga Roca e Italisë deri tek Kepi i Gjuzës"


Lajmi kryesor:

Eva Buzo ia doli! Bëhet gruaja e parë që përshkon me not kanalin e Otrantos! Nga brigjet e Italisë në Karaburun 92 km për 35 orë e 17 minuta! (VIDEO)


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë