92 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, ndërron jetë si pasojë e koronavirusit aktori Guljelm Radoja

92 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, ndërron jetë si pasojë e koronavirusit aktori Guljelm Radoja

Spitali Infektiv dhe aktori Guljelm Radoja

Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 92 raste të reja me COVID, nga 2851 të kryera në total. Betejën me sëmundjen e rëndë nuk ka arritur që ta fitojë aktori i mirënjohur Guljelm Radoja, i cili ishte në intubim në spitalin COVID 2. Prej gati një muaj ai ishte infektuar me COVID, ku gjendja e tij u përkeqësua për pasojë ditën e djeshme u shtrua te spitali 'Shefqet Ndroqi', por nuk ka mundur ta luftojë këtë virus të pabesë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës,  Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (05 Maj 2021)

Raste të reja ditore        92

Të shëruar në 24 orë      842

Të shtruar në spitale      112

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,851

Testime totale             646,814

Raste pozitive             131,419

Raste të shëruara       113,468

Raste Aktive                 15,548

Humbje jete                  2,403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13096

Fier     607

Shkodër  370

Durrës  246

Korçë    238

Gjirokastër     242

Vlorë    240

Elbasan      132

Dibër     98

Kukës     96

Berat    95

Lezhë   88

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin