“Dua të përsëris lajmin e mirë nga KE për miratimin e programit më të madh që bujqësia shqiptare ka pasur, 71 mln euro, 23 mln euro nga qeveria shqiptare, pra 94 milionë euro për bujqësinë. Kjo është një mundësi dhe një sfidë e madhe për ne. Çdo fermer mund të aplikojë pa paraqitur asnjë dokument, por vetëm duke plotësuar vetëm një formular me të dhëna. Do i drejtohen agro-pikave, që janë sportele unike ku AZHBR do të jetë më pranë fermerëve që këta të dinë si të përfitojnë dhe të marrin ndihmë nga fondi i garancisë” deklaroi ai.
Një tjetër risi është projekti i investimit në 100 fshatra, por Peleshi theksoi se lista do të zgjerohet, por me një kusht. “Do të fillojmë shumë shpejt projektin 100+, do ta pasurojmë këtë listë përmes një konkurrimi me aplikim me fshatrat që duan të jenë pjesë e kësaj liste.
Kushti kryesor që një fshat të zhvillohet është komuniteti. Nëse aplikimi bëhet nga komuniteti tregon nëse ka vullnet”. Gjithashtu një tjetër lajm që tha Peleshi ishte edhe “Në 50 stane do të vendosen panele diellore, të krijojmë kushte të përshtatshme për blegtorët, barinjtë” tha ai.

d.b/shqiptarja.com
