‘986 aplikantë për 60 vende të lira’, gjeneral Mullai në Report Tv: Gjenerata e re do të dijë si të mbrojë vendin! Ja kush përfiton nga rritja e pagës me 30%

TIRANË- 'Gjenerata e re e do ushtrinë, kërkon të njohë sa më shumë se si mund të mbrojë vendin e tij'! Ky fakt merr më shumë vlerë në një kohë kur sot bota është e trazuar dhe po sheh çdo ditë pasojat e luftës në Ukrainë nga Rusia.

Për të konfirmuar këtë deklaratë të bërë në Report Tv gjeneral Albert Mullai sjell shifrat. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, gjenerali tha se ka pasur 986 aplikantë për 60 vende të lira në Akademinë Ushtarake.

“Do përgatisim ushtarak si në Amerikë, përgatitja fizike, e karakterit edukimi ushtarak dhe shkencor. Sistemi ynë nga 3-vjeçar do kalojë 4-vjeçar, do përgatisim lider për të ardhmen e vendit, në krye të katër viteve çdo ushtarak do jetë sportist elitar në një sport që ai do e zgjedhë vetë, mbrojta në 2 të huaja, dhe bashkëpunimi me jashtë është shumë intensiv, me bursa të NATO. 986 aplikantë për 60 vende, interesi është shumë i shtuar dhe vë re që prurjet e reja, viti i parë dhe i dytë janë shumë të të motivuar nga sa ne e prisnim, gjenerata e re e do ushtrinë, do të njohë si mund ta mbrojë vendin. Dhe janë njerëz të mirë arsimuar dhe të dëshiruar për të qenë lider në të ardhmen”, tha Mullai në Report Tv.

Për t’i kundërpërgjijur këtij interesi të shtuar, por edhe për të afruar sa më shumë të rinjtë dhe jo vetëm në Ushtri, së fundmi është marrë edhe vendimi i qeverisë për rritje të pagës në masën 30% nga 1 korriku, mirëpo gjenerali tha se kjo nuk është e vetmja masë. Ai shtoi se për ushtarakët ka edhe mbështetje të tjera ekonimike.

“Rritja e pagës përfshinë edhe ushtarakët që janë jashtë. Kategoritë janë çdo individ që shërben në forcat e armatosura, 30% e vlerës që marrin mbi pagë, pastaj ka dhe pagesa për vështirësitë që përballojnë detyra specifike dhe ka masa shtesë financiare.

Do të ketë edhe kredi të buta, për ata që janë ushtarakë që sapo krijojnë familje, për ato që janë të dy bashkë në Forcat e Armatosura, ushtarakët shërbejnë edhe larg familjes, prandaj është e rëndësishme mbështetja financiare.

Ka dhe masa të tjera, kjo është masa e prekshme, por ka kohë që ka institucionalizuar një sërë masash rregullimi i uniformave, përmirësimi i transportit, përmirësimi i kushteve brenda reparteve, standardi i armatimit, teknikës dhe sjellja e individëve me uniformë”, tha ai.

Gjenerali zbuloi edhe shtetet në të cilat Shqipëria aktualisht po kryen misione.

“Marrim pjesë politikisht dhe koordinator në të gjitha vendet anëtare të NATO-së, ndërkohë kemi trupa në Kosovë, Letoni, po planifikohet dërgimi në Bullgari, kemi në Bosnje dhe kemi pasur në Afganistan”, u shpreh gjenerali.

Së fundmi, ai u ka bërë thirrje të gjithëve atyre që duan të bëhen pjesë e Ushtrisë, të nxitojnë pasi rekrutimet kanë nisur dhe përfundojnë në gusht.

“Rekrutimi për ushtarak profesionist ka nisur dhe përfundon në mes të gushtit. Kemi pranuar edhe pa shkollë të mesme dhe pranohen të gjithë shtetasit shqiptar që janë nën 27 vjeç”, përfundoi gjenerali në Report Tv.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja e Shqiptarja.com, Brunilda Kazani 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 24/06/2022 21:22

    Bravo qe trajtoni edhe tema te tilla me interes per ne qe sna pelqen politika. Une jam ish ushtarak dhe ju ndjek gjithmone ne kete ore se na ofroni intervista te kendshme. Respekte per ushtrine.

    Përgjigju
    • Brezit te ri si plas fare per atdheun: 24/06/2022 22:49

      Brezit te ri as ja ndjen qe te behet mish per top per pes leke nderkohe qe eproret abuzojne ne menyre cnjerezore dhe pa ju dridhur qerpiku. Shihet edhe tek policia qe dekonspiron operacio et dhe dali ushtaret si qypa u iken gjithnje karremi.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor