"Bota e hënës" parë me teleskop nga Black Box

(26/2/2002) Vazhdojnë provimet në Akademinë e Arteve. Jo më larg se dje në sallën "Black Box" të kësaj akademie dy studentet e vitit të tretë, dega regjisurë, Zhejniva Garo dhe Sonila Basha, vunë në skenë një prej këtyre provimeve. Pjesa që ato kishin zgjedhur dhe që e vunë në skenë dje në mbrëmje mbante titullin "Bota e hënës" me autor, italianin Karlo Goldoni. Faktikisht kjo pjesë është një operetë, por që dy regjisoret e ardhshme e kishin improvizuar si pjesë teatrale. Opereta është përkthyer dhe përshtatur si pjesë teatrale nga vetë regjisoret. Skenografia e "Botës së hënës" i ishte besuar studentes së vitit të katërt të degës së Skenografisë, Soela Zani, e cila për këtë vit e kishte provën e saj të dytë. Ndërkohë së bashku me provimet, Zanit i bëhen gjashtë skenografi të realizuara me emrin e saj. Pjesa "Bota e hënës", e cila zgjati për gati gjashtëdhjetë minuta, u luajt nga një grup aktorësh, të larmishëm përsa i përket shkollimit të tyre. Kështu, Adriana Tolka ishte zgjedhur nga regjisoret Garo dhe Basha, si një aktore tashmë jo vetëm e diplomuar, por dhe me eksperiencë. Ndërsa Erand Zoli, Jul Deda, Rina Narazani e Mikel Kalemi ishin ende studentë në vite të ndryshme, në degën e Dramës. "Bota e hënës" është një histori dashurie mes dy personazheve të quajtur përkatësisht Eklektiko dhe Larisa. Mes tyre qëndron babai i kësaj të fundit, i cili nuk e pëqlen këtë lloj dashurie. Që t'i hyjë në qejf babait të Larisës, Eklektiko fillon ta heqë veten si astrolog, si vëzhgues të mirëfilltë yjesh. Me këtë ai e bën të atin e Larisës për vete. Me anë të një teleskopi ai krijon situata të tilla sikur përtej teleskopit mund të shohë një botë tjetër, atë të hënës. Kjo botë është krejt ndryshe nga bota që jeton çdo ditë. Duke marrë përkrah Larisën e tij të dashur, Elektiko e çon atë në botën e hënës, që në të vërtet është kopshti i shtëpisë së tij. Përderisa pjesa teatrale është ngritur mbi bazën e një operete edhe fundi i saj është i lumtur. Për rrjedhojë Larisa dhe Elektiko bashkohen duke i dhënë 'Botës së hënës" një happy end.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë