Ekstradohet nga Italia 41-vjeçari, i dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje

TIRANE (26 Nëntor)(26/11/2001) - Esktradohet nga Italia, 41-vjeçari i dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje. Burime të Ministrisë së Rendit Publik thanë se, " "Shkëlqim Sharra, nga qyteti i Cërrikut, mbërriti në Aeroportin e Rinasit rreth orës 12.00, të ditës së sotme. Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Faktit në Elbasan, me 11 vjet heqje lirie, nën akuzën e vrasjes me paramendim të shokut të tij, Vladimir Braho". Bëhet e ditur se, Sharra ishte larguar në Mars të vitit 1997 nga dhomat e paraburgimit të policisë së Elbasanit, ku vuante dënimin. Por pas informacioneve të mbledhura nga agjentët e Interpol Tirana dhe strukturave homologe në Itali, u bë i mundur ndalimi i tij në qytetin e Napolit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë