Tani Bashkia do të ketë një godinë të re. Prapa Kullës së Sahatit në pronën që i përket këtij institucioni, ka nisur ndërtimi i një objekti të ri që do të ketë një sallë të madhe ceremonish: sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak e disa zyra të tjera të gjendjes civile.