Gjykata e Apelit 'lehteson' denimin e Nehat Kulles dhe bashkepunetorit te tij

TIRANE (3/29/2001) - Nehat Kulla dhe bashkepunetori i tij Ismet Ramadani jane lehtesuar nga masa e denimit te dhene ne 18 janar te ketij viti nga gjykata e rrethit te Tiranes. Gjykata e Apelit vendosi qe Nehat Kulla te denohet me 30 muaj burg per akuzen e armembajtjes pa leje, nderkohe qe gjykata e Tiranes e kishte denuar ate me 12 vjet heqje lirie. Ndersa per Ismet Ramadanin, i denuar me 3 vjet heqje lirie, Apeli vendosi denimin me kohen e paraburgimit, per akuzen armembajtje pa leje. Gjykata e Apelit hodhi poshte keshtu vendimin e Gjykates se rrethit te Tiranes. I ketij mendimi nuk ishte prokurori i Apelit Zamir Shtylla. Ai i kerkoi trupit gjykues, te drejtuar nga gjyqtari Edmond Gogo, qe Nehat Kulla te denohet me burgim te perjetshem, per shtate akuzat e ngritura nga Prokuroria. Ndersa per Ismet Ramadanin, prokurori Shtylla kerkoi denimin me 8 vjet heqje lirie, bën të ditur ATSH-ja. I pranishem ne kete seance Ismet Ramadani tha se "hetimet rreth tij i ka bere Sokol Koçiu, nje person i implikuar me krimin". Nehat Kulla u arrestua se bashku me bashkepunetorin e tij Ramadani, ne 13 shtator te vitit '99 ne qytetin e Elbasanit. Ata u kapen nga policia ne flagrance duke qelluar me arme. Prokuroria ngriti ndaj Nehat Kulles shtate akuza, ate te vrasjes, tentative vrasje, krijim bandash te armatosura, rrembim dhe keqtrajtim personi, armembajtje pa leje dhe falsifikim dokumentash, ndersa Ramadanin e akuzoi per krijim bandash te armatosura dhe armembajtje pa leje. Pas nje procesi te gjate gjyqesor te zhvilluar fillimisht ne gjykaten e Elbasanit dhe me pas ne ate te Tiranes, trupi gjykues i kesaj te fundit e denoi Nehat Kullen me 12 vjet heqje lirie per akuzat armembajtje pa leje dhe falsifikim dokumentash dhe leternjoftimesh, ndersa Ismet Rmadanin me 3 vjet heqje lirie per armembajtje pa leje.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar