HAGE: Del Ponte dënon pengesat që nxjerr Beogradi në procesin "Millosheviç"

(26/3/2002)PARIS (26 Mars) - Prokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (TPI), Karla del Ponte dënon pengesat që ushtron Beogradi, sipas saj, ndaj TPI-së përpara së cilës del ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Milosheviç, në një intervistë dhënë të përditshmes "Le Monde" të botuar sot. "Qeveria e presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica, bën gjithçka për të na penguar të zhvillojmë si duhet punimet tona", deklaroi Del Ponte, duke menduar se komuniteti ndërkombëtar ka, megjithatë, mjetet për ta bindur atë të bashkëpunojë me ne". Prokurorja e TPI-së mendon, për shembull, se qeveria e Beogradit, në çdo moment, mund ta ndalojë ish-gjeneralin e forcave serbe të Bosnjes, Ratko Mladiç, që jeton në Serbi. "Presidenti jugosllav, që është përgjegjës për ushtrinë, mund të urdhërojë arrestimin e tij dhe kjo do të bëhet", siguroi ajo. "Kam mësuar që Mladiç nuk përfiton më mbrojtjen e ushtrisë jugosllave që prej dy javësh", shtoi ajo. Del Ponte ve në dukje gjithashtu në këtë intervistë qëllimin e saj për të filluar aktakuza të tjera.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia