Kakavijë: Arrestohet trafikanti 23-vjeçar, me 15 kg marihuanë

KAKAVIJE (13/10/2001)- Policia Kufitare në doganë e Kakavijës ka arrestuar mbrëmë në orët e vona të natës një trafikant droge i cili kishte arritur t'i shpëtonte kontrollit të policisë greke në automjetin e tij. Arrestimi i Mikel Pëllumbit, 23-vjeçar, lindur e banues në Sermë të Fierit, është kryer në flagrancë pasi në serbatorin e automjetit të tij tip "Benz" me targë TR 2050 A, janë gjetur 15 kg marihuanë, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Policia Kufitare. Në momentet që policia greke ka tentuar ta arrestojë 23-vjeçarin, ai ka arritur të larohet me shpejtësi duke hyrë në territorin shqiptar. Por policia greke ka lajmëruar menjëherë kolegët shqiptarë të Gjirokastrës të cilët pasi bllokuan për disa orë vijën kufitare kanë arritur të arrestojnë trafikantin.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën