Kalvari i "Aldo Bares", nga Poçi te vendimi i Faktit të Elbasanit

(26/2/2002) LUSHNJE Kalvari i çështjes "Aldo Bare" nuk ka të sosur. Por, "gjëma e madhe" ka nisur në muajin nëntor të vitit 1999, vetëm tri ditë para Kongresit të Partisë Socialiste. Ministri i Rendit i asaj kohe, Spartak Poçi, deklaroi: "Tani e ka radhën banda e Lushnjes". Dhe, menjëherë nisi aksioni. Sipas policisë, në atë kohë, Aldo Bare (Alfred Shkurti) kishte ngritur një bazë, i cili atë kohë u konsiderua si "komisariati numër 2" i Lushnjes. Ndërkohë që shumë pjesëtarë të të ashtuquajturës "banda e Aldo Bares", u arrestuan, në skenë doli një tjetër skandal, ai i largimit të Aldo Bares në Itali, si piktor. Për këtë, ai ka qenë i shtati në listën e një grupi anëtarësh të Lidhjes së Shkrimtarëve. Për këtë, nisën hetimet edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes. Disa prej bashkëpunëtorëve të Bares ndodheshin në qeli, ndërsa shefit të komisariatit të Lushnjes në atë kohë iu bë një atentat pranë lokalit "Blerimi". Disa kohë më vonë, në stadiumin e Lushnjes u gjet një bombë me telekomandë, e cila do të shpërthente ditën që kishte ndeshje. Për këto dy vepra u akuzua Aldo Bare, si shenjë hakmarrje për arrestimin e bashkëpunëtorëve. Më pas, në janar 2001 ka nisur edhe procesi gjyqësor, një proces maratonë, i cili është kurorëzuar nga Gjykata e Faktit në Elbasan, më 27 shtator të të njëjtit vit. Kështu, Aldo Bare, u dënua me 25 vjet heqje lirie në mungesë, Arben Boriçi me 23 vjet, Leonard Prifti 22 vjet, Ilir Stërgu 22 vjet, Enver Dondollaku 20 vjet, Erion Çiçi 17 vjet, Enver Boriçi 16 vjet, Maksim Çela 10 vjet, Erion Aliçka 1 vit e 10 muaj. Ndërsa për Ysniqemal Ymerin, gjykata ia ka kthyer dosjen prokurorisë për rishqyrtim. Në momentin e dhënies së vendimit, kryetari i trupit gjykues, Taulant Tafa, ka përsëritur edhe akuzat për 10 të akuzuarit: Krijim bande të armatosur, vrasje, dhunim varresh, heqje lirie me torturim fizik, falsifikime, armëmbajtje pa leje dhe terrorizëm të mbetur në tentativë. Ndërkohë, që çështja tani është në Gjykatën e Apelit në Durrës.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!