Kush është Edlira Haxhiymeri

(5/29/2001)Edlira Haxhiymeri (Yzeiri) Lindur më 28.02.1960 në Tiranë E martuar, me një fëmijë Diplomuar për Anglisht dhe Psikologji Pedagoge dhe përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale PREMTIMET Projekte konkrete për rrugët, kanalizimet dhe ujësjellësin Mbështetje për të rinjtë e zonës që janë edhe studentët e mi Aktivizim të programeve sociale për banorët e lagjes ku jam rritur TIRANE Nuk jam shumë e njohur në politikë si rivali im, por kam një favor të madh, jam jashtë politikës dhe s'kam humbur ndonjëherë në ndonjë garë elektorale", kështu e nis rrëfimin e saj kandidatja për deputete, Edlira Haxhiymeri. Pedagogia e njohur e anglishtes dhe e psikologjisë është tepër e njohur në lagjen e saj, ku është rritur dhe ku kërkon të zgjidhet deputete. Mbesa e një kleriku dibran sfidon Besnik Mustafajn; e mbështetur nga Partia Socialiste, ajo thotë se ka mbështetje edhe nga të njohurit e saj që janë simpatizantë të PD-së. Pse i jeni futur politikës? Nuk kam asnjë lidhje me politikën. Kjo është eksperianca ime e parë në politikë. I kam hyrë politikës ose kam kandiduar me bindjen se unë do t'i përfaqësoj shumë mirë banorët e kësaj lagjeje ku unë jam lindur dhe rritur. Por kam edhe kualifikimin dhe specializimin e mjaftueshëm për të qenë një zë i kualifikuar në Parlament. Unë vij nga fusha sociale, i njoh problemet sociale, kam eksperienca në hartimin e politikave sociale dhe mendoj se do të jetë në të mirën e të gjithëve që unë të jem aty ku hartohen dhe merren vendime. Ju kandidoni në një zonë të dobët për PS-në Kjo është lagjja ime dhe nuk bëj dallime. Këtu më njohin të gjithë, më dinë kush jam, ma dinë figurën time. Kam filluar të kontaktoj me njerëzit, ata kryesisht kanë ardhur tek unë, në fillim të më shprehin mbështetjen e tyre dhe njëkohësisht edhe kënaqësinë që një bijë e kësaj lagjeje kandidon për ta. Pavarësisht nga ngjyrat partiake, unë kam pritur dhe kam përcjellë në zyrën time shumë njerëz, fqinj, shokë, shoqe, të afërt që më kanë dhënë mbështetjen e tyre. Një pjesë e tyre janë demokratë, ashtu siç janë edhe disa nga të afërmit e mi. Zyra juaj elektorale është përballë asaj të Mustafajt? Unë nuk e di që ai të ketë ardhur para meje këtu. Unë e gjeta këtë vend në qendër të zonës dhe, pasi e hapa, vura re se kandidati i PD-së ngriti zyrën përballë meje. Unë nuk e njoh personalisht Besnik Mustafajn, e njoh nga media, por jam e bindur se do ta sfidoj. Unë jam nga kjo zonë. E dyta është që unë vij nga fusha sociale, jam njohëse e mirë e saj dhe mendoj që njerëzit, besoj, do të vlerësojnë këtë gjë dhe do të kuptojnë se është e domosdoshme që individë si unë të jenë në Parlament për të mirën e tyre. Motoja ime është kjo: Së bashku për më të mirën. Njerëzve nuk mund t'u zgjidhen hallet me poezi, por me programe sociale konkrete, për të cilat jam eksperte. Pastaj unë s'jam marrë me politikë dhe nuk jam konsumuar ashtu si rivali im, i cili doli i humbur në një garë elektorale. Si do kandidoni ju? Unë jam përfaqësuese e shoqërisë civile, por që mbështetem nga PS-ja. Për mua e di që do të votojnë ata që më njohin, njerëzit me të cilët jam rritur dhe më njohin prej vitesh, kur më thërrisnin Eda.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin