Në short dosja e " Kotorrit"

(20/2/2002)TIRANE- Dosja e Elidon Kotorrit përsëri në short. Kryetari i trupit gjykues, Fatos Qato ka kërkuar dje të heqë dorë nga gjykimi i çështjes, pasi ka marrë pjesë në vlerësimin e masës së arrestit të vëllait të të pandehurit, Bledi Kotorri. Disa muaj më parë Elidon Kotorri është dënuar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me burgim të përjetshëm, pasi akuzohej për vrasjen e 3 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve. Vetë mbrojtja ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re