Nehat Kulla, kërkohet të dëshmojë vëllai Fatmir Haklajt

TIRANE (2/12/2000) Të vijë dëshmitar një i vdekur. Ky ka qenë vendimi absurd i Gjykatës për thirrjen e shtetasit Halil Haklaj, i cili është vrarë më 4 gusht të vitit 1999. Ekzekutimi i tij është bërë me minë të komanduar në fshatin Cërnicë të Tropojës. "Kemi informacion që mund edhe të ketë vdekur", tha avokati, për njeriun e vetëm që mund të vërtetojë pafajësinë e klientit të tij në lidhje me akuzën e armëmbajtjes pa leje. "Për fat të keq" ky njeri është në botën tjetër."Kemi qenë shokë të një ideali më këtë person", tha në seancën gjyqësore Nehat Kulla, duke u mbrojtur edhe për akuzën e vetme që pranon. Armët, të cilat janë sekuestruar në shtëpinë e tij, Kulla deklaroi se i kishte sjellë, Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, për ti dërguar në Kosovë. Avokati i Kullës deklaroi se ai nuk sillte më dëshmitarë në sallën e gjyqit, pasi prokurori ka lëshuar urdhër arresti për dëshmi të rreme për ta. Ai i ka drejtuar kërkesën trupit gjykues për sjelljën e këtij dëshmitari dhe kërkesa është pranuar. Në shpjegimet e të pandehurit, është theksuar se akuzat që ngrihen ndaj tij janë absurde. Sipas tij, armët ja ka lënë në derë njeriu që tashmë është në varr. Askush nuk i ka thënë Kullës se nuk duhet të merrte më armë, të cilat ai u shfajësua se i ka dorëzuar nëpër reparte. Edhe për rastin e fundit kështu ishte. "Çfarë më duheshin mua 60 mijë fishekë, tha ai, as ushtarët në Vietnam nuk kanë harxhuar kaq shumë". Ndërsa për akuzën e krijimit të bandës së armatosur, Kulla tha se ai nuk e dinte kujt i thonë "bandë" dhe ditën që është arrestuar ka qenë duke u kthyer nga një mort. Ai tha se nuk kishte bërë asnjëlloj krimi vitet e rrëmujave, përkundrazi kishte ndihmuar në ruajtjen e qetësisë. Tensioni e ka përfshirë të pandehurin kur ka deklaruar për vrasjen e dashnorit të ish-gruas së tij, shtetasin Fatmir Thaçi. Krahët i hapte e i mbyllte sipas rëndësisë së fjalës që thoshte. "Nuk kam pasur asnjë motiv ta vras atë person, kur me gruan isha i ndarë prej 16 vjetësh". Madje Kulla i ka kujtuar trupit gjykues edhe dëshmitë që kanë bërë personat e thirrur në gjykatë, asnjëri prej të cilëve nuk ka deklaruar se ka parë kullën në lokal ditën e krimit. Ndërsa deklarimin e motrës së viktimës, mbrojtja është përpjekur ta hedhë poshtë, duke e cilësuar si të marrë në mënyrë të paligjshme. "Pse duhet të qëlloja unë mbi policët", ka pyetur Nehat Kulla, ndërsa filloi të jepte shpjegime për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta. Bëhet fjalë për breshëritë automatike që janë derdhur në një furgon të policisë, ku kanë mbetur të plagosur katër punonjës nga tetë që kanë qenë brenda. "Unë nuk jam i çmendur, dhe ju aty keni raportin mjekësor, iu është drejtuar Kulla gjykatësve. Edhe një vrasje që kam kryer, njerin që ngacmonte vajzën time, e kam bërë në kushte të tronditjes së rëndë psikike". Seanca është shtyrë për thirrjen nga ana e gjykatës të njeriut të vdekur, Halil Haklaj.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë