Prokurori Naço reagon për gjyqtarët e Nehatit

TIRANE (3/31/2001) Unë nuk kam deklaruar se gjyqtarët e Apelit që dhanë vendimin për Nehat Kullën dhe Ismet Ramadanin janë të korruptuar e të papërgjegjshëm". Kështu konfirmoi dje Nasip Naço, shefi i sektorit kundër krimit ndaj personit në Prokurorinë e Përgjithshme, duke përgënjeshtruar shkrimin e një dite më parë në Gazetë. Naço deklaron se përveç faktit që është bërë rekurs për vendimin, ai nuk ka lëshuar epitete ndaj treshes së gjyqtarëve të Apelit. Kryetari Edmond Goga dhe antarët Fiqirete Mullai e Tom Ndreca vendosën të ulin masën e dënimit ndaj Nehat Kullës e Ismet Ramadanit. "Prokuroria nuk ka prova të vërtetojë pjesën më të rëndë të akuzave", ka qenë kjo arsyeja që vendimi për 12 vjet burg i dhënë nga Gjykata e Faktit të kthehet në 30 muaj nga trupi gjykues. Prokurori i Apelit Zamir Shtylla, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Kullën. Shefi i tij, Nasip Naço i cili deklaroi për Gazetën se menjëherë do të bëhej rekursi, nuk pranoi të ketë deklaruar se gjyqtarët që morrën këtë vendim të jenë të papërgjegjshëm e të korruptuar. Pas arrestimit në shtator 1999, të Nehat Kullës së bashku me disa persona të tjerë nga policia e Elbasanit, prokuroria është sforcuar të gjejë një sërë provash që do të vërtetonin akuzat, por që nga ajo kohë, në qeli kanë mbetur vetëm Kulla e Ramadani. Ky i fundit vazhdon të jetë i shtruar në spitalin e burgut pasi vuan nga diabeti. Pas një procesi të gjatë në Gjykatën e Faktit të Tiranës, Kulla u dënua me 12 vjet burg, por mbrojtja kërkoi rekurs e bindur në mungesën e provave të akuzës. Njeriu që sipas një numri të madh dëshmitarësh ka qenë protagonisti i mbrojtjes së depove të artilerisë e periferisë së Tiranës në marsin e 1997, do të vijojë të qëndrojë në qeli edhe për pak kohë duke shpresuar se Gjykata e Lartë do të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Apeli. Arrestimi i Nehat Kullës në shtator të vitit 1999, vetëm pak ditë para Kongresit të socialistëve, ka qenë më shumë një shoë politik dhe elektoral i një grupi njerzish të mandatuar për të treguar para opinionit se ishin duke vënë rendin. Në fakt, ndërsa arrestohej Nehat Kulla, një njeri që pavarësisht nga akuzat që i bënin disa për arsye tërësisht politike, ishte thirrur për ndihmë dhe e dha ndihmën e tij në mbrojtje të objekteve shtetërore, autoritet e asaj kohe lanë të lirë - edhe sot e kësaj dite - individë që kanë kryer realisht krime në këtë vend.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm