Shtesa e Bashkisë 7.5 milionë lekë
Kërkohen përsëri para për shtesën e re të Bashkisë. Nga të ardhurat e institucionit u morën rreth 90 milionë lekë të reja për zgjerimin e ambienteve të Bashkisë, por kjo shumë nuk ka mjaftuar për përfundimin e punimeve.
(22/12/2001)TIRANE
Kërkohen përsëri para për shtesën e re të Bashkisë. Nga të ardhurat e institucionit u morën rreth 90 milionë lekë të reja për zgjerimin e ambienteve të Bashkisë, por kjo shumë nuk ka mjaftuar për përfundimin e punimeve.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak nga Bashkia u kërkuan edhe 7.5 milionë lekë të reja për të kryer punime të paparashikueshme, të cilat nuk ishin përfshirë në projektin e parë. Në projekt-vendimin e paraqitur shënohej se: Në projektin e bërë nuk parashikohej asnjë studim për ngrohjen e kondicionimin e godinës së re. Për këtë janë kërkuar edhe 7.5 milionë për hapjen e kanaleve grillave e punimeve të tjera parapërgatitore, ndërsa blerjen e paisjeve për ngrohjen e kondicionimin do i përfshijnë në një fazë tjetër. Po në këtë projekt-vendim, të firmosur nga drejtuesit më të lartë të Bashkisë, shënohet rreth firmës që do të kryejë punimet. Sipas tyre meqë firma "Gjikuria" ka fituar tenderin për ndërtimin e shtesës së Bashkisë, i jepet e drejta të kryejë edhe punimet shtesë, duke mos zhvilluar as tender. Ky projekt-vendim ka sjellë pakënaqësi dhe debate ndër anëtarët e Këshillit Bashkiak. Sipas Agim Zekës, dhënia e parave kësaj firme është një lloj prokurimi i drejtëpërdrejtë, pasi sasia e parave për hapjen e kanaleve dhe punimeve të tjera është e konsiderueshme. Po kështu debate ka pasur edhe rreth mosparashikimit të këtyre punimeve në fazën e parë, si dhe për kërkimin e parave nga xhepi i taksapaguesve, disa faza rradhazi. "Si ka mundësi që në të njëjtën kohë kur Këshilli Teknik dhe KRRT-ja nuk japin leje ndërtimi nëse nuk është parashikuar ngrohja qëndrore, në projektin e vet Bashkisë, të harrohet ngrohja e kondicionimi" - tha këshilltari Zeka në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke deklaruar se ai është kundra këtij vendimi. Gjatë votimit të këtij projekt-vendimi, edhe komisioni ekonomik, madje edhe këshilltarë të zgjedhur nga PS-ja votuan kundra, e si pasojë projekti nuk mori 28 vota siç është parashikuar me ligj. Një tjetër vendim i Këshillit Bashkiak ka qenë edhe për largimin e pllakave përkujtimore të qytetarëve të vrarë apo aksidentuar rrugëve të Tiranës. Bashkia i bën apel të gjithë familjeve të largojnë nga trotuaret e rrugët lapidarët e vegjël, pasi këto të fundit pengojnë rikonstruksionin e rrugëve. Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët ndjekin vazhdimisht mbledhjet e Këshillit. Po kështu janë dhënë ndihma për disa familje në emergjencë si dhe pensione të posaçëme. Kjo është mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.3%
-
Trump
48.6%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 7646
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Emrat e 4 shqiptarëve...' Agjencia italiane private e investigimit 'Eualize' kishte akses dhe në databazën e policisë shqiptare! 'Corriere' zbardh përgjimet! Ish polici shqiptar ndërmjetës
5 Nëntor, 11:11
-
Transportuan 2.1 mln euro mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, SPAK kërkon 86 vite burg për 9 persona
5 Nëntor, 10:53
-
Serie A/ Lazio parakalon Juven dhe sheh ëndrra Championsi, Ismajli më i miri për Empolin! Balotellit i duhen gjashtë minuta për kartonin
5 Nëntor, 10:49
-
I dënuar me burgim të përjetshëm për 'masakrën e Lushnjes', nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun
5 Nëntor, 10:40
-
Sondazhet për zgjedhjet në SHBA, ja cilin nxjerrin fitues mes Harris dhe Trump
5 Nëntor, 10:26
-
Kosovarët e duan Harris e serbët Trump
5 Nëntor, 10:19
-
Tiranë/ Ishte në kërkim, 21 vjeçari arrestohet afër stadiumit 'Dinamo'
5 Nëntor, 10:10
-
VIDEO/ Tragjedi në Peru, rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes! Një i vdekur dhe katër të lënduar
5 Nëntor, 10:09
-
Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
5 Nëntor, 10:01
-
Tiranë/ E kishte marr me qira, i vendoset eksploziv godinës së personazhit të TikTok Kozak Braçi
5 Nëntor, 09:55
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
Kombëtarja/ Sylvinho humbet Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit
5 Nëntor, 09:49