"Sot vjen uji për 3 lagjet"

(9/2/2002) DURRES - Gati gjysma e qytetit ka kaluar dje ditën e tretë pa ujë për shkak të punimeve për të devijuar tubacionin kryesor të ujësjellësit. Florian Mustafaraj, drejtori teknik i Ujësjellësit sqaron, se "të premten në orën 14.30 punimet kanë përfunduar. Firma italiane 'Ruscalla', e cila po ndërton mbikalimin i ka bërë punimet për të kryer devijimet e tubacionit. Tani pjesën tjetër të punës e ka bërë edhe firma shqiptare 'Gjikuria', e specializuar për punimet hidrike". Pas përfundimit të punimeve janë vënë në punë elektropompat e Fushë-Kuqes, të cilat kanë nisur të furnizojnë depon qendrore të Durrësit. Sipas Mustafarajt "të shtunën qyteti do të gdhihet me ujë". Firma 'Ruscalla' do të ketë problem edhe me devijimin e kabllove elektrikë nëntokësorë, si dhe me kabllot optikë të Telekomit, të cilët do t'i hapin punë jo vetëm ndërtuesve, por edhe qytetarëve.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Biografia/ Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës