Të gjithë ju kënaqën ditëve të bukura me diell, por tashmë duke filluar nga kjo fundjavë do të kemi ndryshime te kushteve meteorologjike.
Shërbimi meteorologjik bën me dije se dita e sotme kryesisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin me intesitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intesitet deri në 18 m/sek.
Komento