'A do donit më shumë të qeshura në BBV?' Elvis Pupa do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme?

'A do donit më shumë të qeshura në BBV?' Elvis Pupa do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme?

Elvis Pupa

Aktori i humorit Elvis Pupa, ka trazuar rrjetin me një postim të bërë së fundmi. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, por prej vitesh mungon në ekranet shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka lënë shumë dyshime për rikthimin e tij në ekranet shqiptare. Madje, kanë nisur edhe aludimet se ai mund të bëhet pjesë e “Big Brother Vip.”

Postimi i Elvis Pupës:

Respekte!

Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”

Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje:

Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”:

Te marketi i lagjes?

Në autobusin e unazës?

Apo në ndonjë reality-show…?

Më thoni, që t’ju them.

Pupa ka punuar jo pak vite në “Top Channel”, fillimisht në “Portokalli” dhe më pas në “Digitalb” për programin e tij “M’fal për shprehjen”. Pas vendosjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pupa u rikthye në Shqipëri për një “One man show” fillimisht dhe më pas për emisionin e tij pikërisht në “Digitalb” gati para pesë vitesh. Në 2018-ën u tha se do të rikthehej pas 10 vitesh mungesë në “Portokalli”, lajm që ai e mohoi në mënyrë kategorike nga SHBA-të.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale