A do e pranojë një post nga Rama?
Bregu jep përgjigjen e papritur 

A do e pranojë një post nga Rama?<br />Bregu jep përgjigjen e papritur 
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka shuar zërat dhe dyshimet nëse ajo do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 2”. Bregu ka thënë se nuk ka nevojë për asnjë pozicion politik, sidomos nga forca kundërshtare. E pyetur në emisionin “Oktapod”, nëse do të pranonte postin e kryenegociatores të ofruar nga kryeministri Rama, ish-deputetja demokrate ka thënë se nuk do ta pranonte një detyrë të tillë, që më parë e ka bërë me zemër. 

“Nuk ka mbetur pyetje hipotetike që nga presidenti, ministre, etj. Unë nuk kam nevojë për asnjë pozicion politik, aq më tepër në forcën kundërshtare, për të bërë një detyrë që e kam bërë me zemër”, u përgjigj qartë ish-deputetja e Partisë Demokratike.

Më tej, ish-deputetja foli dhe për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, duke thënë se megjithëse prej kohësh artikulohej, tashmë është e qartë se Basha nuk ka karakteristikat e liderit.

“Nën drejtimin e Lulzim Bashës PD ka këtë formë që ka sot. Fatkeqësisht për shumë të tjerë po bëhet fakt i pranuar, ajo që dukej e pamendueshme deri dje, sot duket fakt real që Basha nuk përmbush rolin e kryetarit, nuk ka karakteristikat e një lideri të opozitës”, ka thënë Bregu. E pyetur për deklaratat e Sali Berishës, Bregu tha se duhet të reagonte më herët, edhe për vetë faktin se Lulzim Basha është mbështetur hapur nga ish-kryeministri Berisha. “Mos më pyet mua se pse nuk reagon doktori. Por besoj që ai vetë u mundua në një intervistë të bënte një lloj sqarimi të pozicionit të tij. Të gjithë prisnin të fliste Sali Berisha, por edhe sepse Lulzim Basha ka pasur mbështetjen e Sali Berishës. Ai ka sqaruar pozicionin e tij për mosrikthimin në krye të PD. Nuk është vetëm Sali Berisha që tenton të mbajë PD-në bashkë. Edhe ideja me platformën e Partisë Demokratike ka një qëllim kryesor: Bashkimin e PD dhe shpëtimin e saj si forcë politike”, tha Bregu.

Pyetjes së Turit, sesi është ndjerë në dy seancat e para të Kuvendit, Bregu përgjigjet: “Nuk të ndryshon ndjesia duke qenë se nuk je brenda në Parlament dhe je jashtë, të kesh një ndjesi, një ndjesi disi ndryshe. Besoj se do isha ndjerë kaq keq brenda siç ndihem jashtë kur e shoh nga shtëpia dhe po të kisha qenë brenda. Flas për dy seancat më të rëndësishme, flas për seancën kur deputetët e PD votuan zgjedhjen e Gramoz Ruçi, dhe për seancën me ca fjalime, nuk dua të vë epitete… gjatë seancës së programit të qeverisë”.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!