A do garojë Putin për president në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Kremlini: Është ende herët, ka synim fitoren e luftës

A do garojë Putin për president në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Kremlini: Është ende herët, ka synim fitoren e luftës

1677058607_piotn.JPG

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar në lidhje me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më vitin 2024. Ai tha së në qendër të vëmendjes tashmë është progresi i luftës dhe arritja e qëllimeve dhe ambicieve kundër Ukrainës, për të fitur katër rajonet.

“Nuk e kemi dëgjuar duke thënë diçka, nëse do të garojë apo jo. Kjo do të thotë se është ende herët”, ka thënë Peskov.

Putin ka qenë president i Rusisë në periudhën 2000-2008 dhe sërish nga viti 2012. Për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së Rusisë, atij do t’i mundësohet gara edhe në vitin e ardhshëm. Në të kaluarën, Putin e ka bërë të ditur kandidim e tij  pak para zgjedhjeve.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin nënshkruan pezullimin e Fillimit të Ri! Dirigjenti rus Soloviov sulmon Italinë: Bastardë


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?