A do të marrin pjesë në zgjedhjet e
reja lokale katër komunat e veriut?

A do të marrin pjesë në zgjedhjet e<br />reja lokale katër komunat e veriut?
Seancat e Kuvendeve Komunale të katër komunave veriore të vendit do të mblidhen sot në të njëjtën kohë, një ditë para skadimit të afatit, për të diskutuar nëse do t’i harmonizojnë statutet e tyre me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës, në të kundërtën do të shpallen zgjedhje të reja lokale në atë pjesë.

Nga konstituimi i Kuvendeve Komunale të katër komunave të veriut më 11 shkurt, përmes miratimit të statuteve të këtyre komunave më 12 mars, dhe deri tek aprovimi i plotësimit dhe ndryshimit të statuteve, këtë proces janë duke e përcjellur vendime të paqarta dhe konfuze, veçanërisht kur është në pyetje statuti i komunës veriore të Mitrovicës.

Seanca e parafundit e Kuvendit të kësaj komune ishte ndërprerë për shkak të mos plotësimit të mandateve të tre këshilltarëve të rinj komunalë, dhe kështu në seancën e fundit janë miratuar pjesërisht ndryshime në statut. Mirëpo, këto ndryshime nuk janë miratuar me dy të tretat e votave, ashtu siç e parashikon rregullorja, por me shumicë votash.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, ka thënë se serbët e veriut janë të gatshëm për zgjedhje të reja, nëse Prishtina nuk është e gatshme për kompromis, përkatësisht nëse nuk i pranon përfaqësuesit e serbëve të veriut si palë e barabartë në bisedime dhe t’i pranojë kërkesat dhe qëndrimet e tyre.

“Prishtina kërkon në mënyrë konçize që ligjit për qeverisjen lokale t’i shtohet fjala “të Kosovës”, derisa ne po përpiqemi të sqarojmë se nuk ka nevojë për diçka të tillë, për shkak se ne tani veç jemi pajtuar se komunat veriore ndodhen në territorin e Kosovës”, theksoi Rakiç.

Ndryshe, nëse nuk ndryshojnë statutet, rrezikohet shpartallimi i Kuvendeve të këtyre komunave dhe ajo pjesë e vendit do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse përveç se janë shmangur simbolet dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës”, referencë e statuteve të katër komunave veriore është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshja e Brukselit, si dhe bashkëpunimi i tyre me Serbinë./Kosovapress/

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm