A do të rishikohen kontratat që po nënshkruhen me nxitim nga qeveritarët aktualë, kur të ndryshojë qeveria?
Kjo është një gjë, tashmë e deklaruar nga eksponentët kryesorë të mazhorancës së re qeverisëse. Në rast se proceset e prokurimit nuk janë bërë sipas ligjit ose në rast se operatorët nuk ofrojnë garancinë e duhur, procesi mund të anulohet ose të përsëritet. Kur kontratat janë lidhur nga autoritete të ulta, rishikimi është i thjeshtë, ndërkohë që ndërlikohet për ato kontrata, që janë ratifikuar nga Kuvendi. Në këtë rast, ekziston rreziku i dëmshpërblimeve në rast anulimi.
E ndalon ligji të kryhen prokurime në një fund mandati qeverisës?
Ligji nuk e ka një ndalesë të tillë, por vetë qeveria duhet të shmanget nga procese rishikimi, që mund të kenë kosto për shtetin. Duket sikur disa kontrata bëhen me nxitim, për të përfituar në rrugë korruptive, si dhe për t’i lënë “gozhdën e Nastradinit” qeverisë së ardhshme, një shkak për të krijuar probleme në të ardhmen.
/Shqiptarja.com