A do të shkarkojë Trump edhe
Sekretarin e SHBA?

A do të shkarkojë Trump edhe<br />Sekretarin e SHBA?
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillërson thotë se nuk është i shqetësuar për postin e tij, pasi presidenti shkarkoi edhe drejtorin e FBI-së, James Comey.
 
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin. Unë i kuptoj objektivat e presidentit. Kur kam diçka të paqartë e diskutoj me të”, tha Tillërson.
 
Rex Tillerson i bëri këto komente ndërkohë që presidenti përgatitet për udhetimin e tij të parë jashtë vendit. Të premten ai shkoi në Arabinë Saudite për të diskutuar me mbretin Salman, dhe më pas në Izrael për takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu lidhur me kërcënimet e sigurisë në Lindjen e Mesme.
 
Gjatë turneut të tij Trump do të vizitojë edhe Papa Franceskun në Vatikan dhe do të takohet me udhëheqës botërorë në NATO dhe më pas në takimin ekonomik të Grupit të 7-shes.
 
“Unë jam i përkushtuar që të ndihmojë presidentin që të përmbushë objektivat e tij, që të arrijë sukses. Unë e kam të qartë se duhet të punoj për të ruajtur besimin që ka presidenti tek une, si dhe veprimet që duhet të bëj për të përmbushur detyrën në Departamentin e Shtetit në mënyrë konsistente me drejtimin që ai synon për vendin”, tha sekretari Tillërson.
 
Më tej sekretari Tillërson theksoi se rrëmuja politike që pasoi shkarkimin e drejtorit të FBI-së, nuk ndikon tek marrëdhënia e tij me presidentin.
 
“Unë nuk do të bëj kurrë kompromis me vlerat e mia. Kjo është e vetmja linjë që ndjek. Vlerat e mia përputhen me vlerat e vendit tim’,përfundoi Tillërson.
 


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë