■ A do t’i qendrojë mazhoranca e re Planit Rregullues të Tiranës, pas ardhjes në pushtet?
Tirana kishte një plan të miratuar rregullues, ndërkohë që Berisha bëri çmos që ta rrëzonte atë, duke bllokuar për vite më rradhë edhe dhënien e lejeve të ndërtimit ngë Bashkia e kryeqytetit, me preteksin se Rama ua jepte ato miqve të tij. E sigurtë është që KRRTRSH-ja e re, me kryetar Edi Ramën tashmë, do të marrë në shqyrtim planin e miratuar nga Berisha-Basha, siç është thënë tashmë publikisht, siç do të bëhet edhe me koncensione e leje të ndryshme. Plani mund të anulohet në rast se vihen re shkelje ligjore, ose nuk i qendron logjikës ekonomike.
 
■ Përse mendohet se këto ndërhyrje në infrastrukturë favorizojnë subjekte të caktuara të biznesit?
Kjo del nga fakti që, para se të miratohej Plani, subjekte të caktuara, me një kurajo të pashpjegueshme ndryshe, kanë lidhur madje kontrata me pronarë trualli. Askush nuk e bën një gjë të tillë, pa e njohur me saktësi dhe hollësi Planin, se rrezikon që investimi t’i shkojë dëm.