Rusia mund të jetë gati të mos paguajë borxhet e saj pasi sanksionet perëndimore u vendosën për pushtimin e Ukrainës. Ajo do duhet të kryejë 117 milion dollarë në pagesa interesi për investitorët të mërkurën.
Por sanksionet nënkuptojnë se Rusisë i është hequr aksesi i saj në 630 miliardë dollarë (470 miliardë £) rezerva valutore. Agjencitë e vlerësimit të kredisë kanë paralajmëruar se një dështim i borxhit tani është "i afërt". Nëse kjo ndodh, do të jetë mospagimi i parë i borxhit të Rusisë që nga viti 1998.
Çfarë mund të thotë kjo për ekonominë botërore? Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se është i shqetësuar për ndikimin e çdo mospagimi të borxhit rus, por nuk beson se kjo do të shkaktonte një krizë financiare globale.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme










